Kuzhinierët profesionistë e përdorin për ta vënë aty garuzhdën ose lugën për përzierje apo ndonjë vegël tjetër

Nëse keni menduar që vrima në skaj të dorëzës së tenxheres është aty vetëm për arsye estetike, atëherë e keni gabim, transmeton Housediver, përcjell Telegrafi.

Para së gjithash, kjo vrimë është e dedikuar që tigani mund të varet kur është jashtë përdorimit, si edhe më lehtë të thahet pas larjes; mirëpo ka një qëllim edhe më praktik.

Kuzhinierët profesionistë këtë vrimë e përdorin si mbajtës për garuzhdën gjatë zierjes, sepse në këtë mënyrë vegla është gjithmonë afër, por kur ta provoni këtë truk, edhe vetë do të jeni të kënaqur se sa është praktike.

Në këtë mënyrë, gjithashtu, do të pengoni që lëngu nga garuzhda të pikojë anash.

Pra, është shumë praktike dhe jo rastësisht ndodhet një vrimë në çdo tigan. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here