Çfarë shihni në këtë foto: vijë të lakuar apo të drejtë?
Ju duhet ta keni parë Macen e Schrodinger-it ose fustanin e artë dhe blu, dhe ndjesinë që krijuan ato në të gjithë globin. Të gjithë kishin një mendim të ndryshëm për to dhe për qëllimin e tyre, por një gjë ishte e sigurt, se ato magjepsën botën me iluzione.
Iluzioni më i fundit optik që ka marrë përmasa virale është një fotografi tek e cila u kërkohet shikuesve të zbulojnë vijën e lakuar. Megjithatë, një vështrim nga afër të bën të ngatërrohesh nëse ka ndonjë vijë të drejtë apo jo!
Njerëzit në mbarë botën kanë ndarë përvojën e tyre pasi kanë parë foton në Twitter. Ndërsa dikush e quante atë një truk magjik, të tjerë besonin se truri i tyre kishte ndaluar së funksionuari me të parë foton.
Shikojeni edhe ju fotografinë dhe gjejeni se ku ndodhet vija e lakuar.
Atëherë kur do kujtoni se e keni gjetur, vija e lakuar largohet në një tjetër cep të fotografisë dhe kjo mund të vazhdojë deri në pafundësi. Vija e lakuar nuk na paraqitet si gjendje stabile, por gjithmonë në lëvizje dhe ikje.