Një re misterioze me ngjyrë vjollcë e cila në mënyrë të frikshme rin pezull në një qytet ka hutuar ekspertët dhe banorët e zonës.

Fotografitë e formacionit të thatë janë kapur teksa retë rrinin pezull poshtë mbi Pozo Almonte në pjesën veriore të Kilit gjatë mëngjesit të vikendit të kaluar, raporton Mirror.

Imazhet e mahnitshme shfaqin renë ngjyrë vjollcë duke u shtrirë përgjatë qiellit pa re, transmeton Telegrafi.

Reja ngjyrë vjollcë në qytetin Pozo Almonte

Zyrtarët amerikano jugor tani po hetojnë mbi fenomenin e çuditshëm i cili mund të paraqesë disa shpjegime të mundshme.

Disa besojnë se është shkaktuar nga një prishje e pompës në një fabrikë mineralesh aty pranë, e si rezultat i saj u shfaq avulli i jodit që rrjedh nga miniera Cala Cala.

Zona afër Minierës Cala Cala

Christian Ibanez, zëvendës kryetari i Rajonit Tarapaca në Kili tha: “Ne po e kryejmë një inspektim, nga i cili thuhet se ky incident ka ndodhur për shkak të një prishjeje të një motori në pompën shtytëse”.

Zyrtari i mjedisit, Emanuel Ibarra tha se prishja e pompës ka shkaktuar që jodi në fabrikë të ndryshojë nga gjendja e ngurtë në atë të gazit, kështu duke shkaktuar shfaqjen fluoreshente mbi kokat e njerëzve.

Ndërsa përfaqësuesi i Rajonit Tarapaca, Daniel Quinteros tha: “Deri më tani, nuk ka pasur asnjë konsultë mjekësore apo prekje si rezultat i situatës që po përjetojmë”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here