Sipas një studimi, tymi dhe gazrat të shkaktuara nga automjetet por dhe nga frenimi i fortë rrisin ndjeshëm rrezikun e sulmeve në zemër.

Në studim janë përfshirë 18 mijë persona dhe u zbulua se nivelet e larta ditore të oksidit nitrik rrisin rrezikun e sulmeve në zemër.

Oksidi nitrik shkaktohet nga djegia në temperatura të larta, veçanërisht në motorrat me naftë. Po ashtu shkaktohet edhe nga frenimi i fortë dhe djegia e gomave të automjeteve.

Ekspertët zbuluan edhe një fakt interesant në këtë studim, që duhanpirësit ishin të paprekur nga smogu, ndoshta sepse thithin tymin toksik.

“Këto zbulime janë akoma më shumë prova se ajri i ndotur lidhet me rrezik më të shtuar të sulmeve në zemër te joduhanpirësit”, tha studiuesi britanik Sir Nilesh Samani.

Autorja e studimit, Insa de Buhr-Stockburger, u shpreh se “lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sulmeve në zemër në studimin tonë mungonte tek duhanpirësit”.

Sipas saj, duhanpirësit duken më pak të prekur nga ndotësit e jashtëm, siç janë smogu i shkaktuar nga tymi dhe gazrat e makinave, që rrisin edhe rrezikun e sulmeve në zemër.

Sipas autores, ndotja e ajrit rrezikon infarktin akut të miokardit. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here