Një fotografi e famshme e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill e shkrepur në vitin 1941 është zhdukur nga një hotel në Otavë dhe është zëvendësuar me një të rreme.

Fotoja e njohur si “Luani Ulëritës” është bërë nga Yousuf Karsh pak pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës në parlamentin kanadez.

Një anëtar i stafit në hotelin “Château Laurier” e vuri re fillimisht se fotografia ishte zëvendësuar më 19 gusht.

Policia është duke e hetuar ngjarjen.

Fotografia është një nga fotografitë më ikonike të realizuara ndonjëherë të Churchill-it dhe tregon liderin në ndërtesën e parlamentit, momente pasi Karsh e hoqi një puro nga goja Churchill-it.

“Unë e zgjata një tavëll, por ai nuk donte ta hidhte…Prisja, ai vazhdoi të kalonte me vrull në puro. Unë prita,” kujton Karsh më vonë.

“Më pas u shkova drejt tij dhe, pa paramendim, por me respekt, i thashë ‘më falni zotëri’ dhe ia largova puron nga goja.”

Në kohën kur Karsh u kthye tek kamera e tij, shkroi ai, Churchill dukej “aq luftarak sa mund të më kishte përbirë, ishte në atë çast kur e bëra fotografinë”, shtoi ai.

Château Laurier për herë të parë kuptoi se diçka nuk shkonte të premten, kur anëtarët e stafit vunë re se korniza e fotografisë nuk përputhej me imazhet e tjera të Karsh në të njëjtën dhomë.

Pasi hetimeve, hoteli përcaktoi se fotografia ishte “zëvendësuar me një kopje të origjinalit”. Është e paqartë se sa kohë kanë kaluar që nga marrja e imazhit origjinal.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga ky akt i pacipë,” thuhet në deklaratën e hotelit.

Rasti është raportuar në policinë e Otavës, e cila ka nisur një hetim për fotografinë e zhdukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here