Një shënim i Edith Durham.

“Shqiptari nuk është aspak i keq, megjithë të metat dhe pamjen e egër. Madje do të thosha se ka instinktin e një fisniku. Sidoqoftë ai është i ndershëm në përputhje me bindjet e veta.

Ai krenohet se kurrë nuk ka tradhëtuar një mik, dhe nuk ka falur një armik. E them me bindje se shqiptaari nuk është i pamëshirshëm nga natyra.

Jeta e malësorit është e rëndë dhe e ashpër shumë më tepër se sa mund ta kuptojë dikush qe ka jetuar vetëm në një vend të qytetëruar.

Une e kam takuar ate ( shqiptarin, – shenim ynë) me tufen e bagetive në shpatet e maleve, e kam vëzhguar me kujdes, në rrugë e në pazar, dhe kurrë nuk kam parë një shqiptar të mundojë një kafshë për të bërë qejf, siç bëjnë napolitanët, provansalët dhe spanjollët.

“Lojërat” e neveritshme me të çalët dhe me kafshët e pambrojtura, që mund ti shohësh çdo ditë në rrugët e Napolit , nuk ndeshen nder shqiptarët, e quajtur “gjakatar”.

Me kanë thënë se unë i kam besuar shqiptarit me mendjelehtësi. Unë i kam dhënë atij në shumë raste mundësinë për të më grabitur, e ndoshta edhe për të më zhdukur, por gjithnjë më kanë trajtuar me mirësjellje të hollë dhe nuk kanë tentuar as në rastin më të vogel për të përfituar prej meje.

Kur i jepet mundësia, ai i kap shpejt dhe meson gjuhët e huaja. Dhe kur ndodh që e lë vendlindjen dhe shpëton nga atmosfera mbytëse e osmanëve, shpesh ai tregon aftësi të mëdha për punë dhe një zotësi të habitshme për t’ju përshtaur rrethanave….”

Edith Durham

” Për shqiptarin e veriut”. /Trungu & InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here