Etruskët janë një entitet i historisë që ka mbetur në errësirën e enigmës që qarkon origjinën e tyre si popull, si gjuhë dhe si qytetërim. Etruskët ishin fqinjë të romakëve në gadishullin italik, u dhanë atyre shumëçka nga qytetërimi i vet, por është dokumentuar se gjuha e tyre, ende e padeshifruar plotësisht, nuk i përkiste grupit të gjuhëve indo-europiane. Kjo mospërputhje prish rendin e rindërtimit historik ku gjuha pajtohet me qytetërimin. Mirëpo në rastin e etruskëve enigma do të vijojë të mbetet lëndë e parë. Një studim i fundit me autorë nga disa vende si Gjermania, Italia, SHBA, Danimarka dhe Britania e Madhe tregon se etruskët kanë afëri të mëdha genetike me latinët e gadishullit italik. Ky përfundim erdhi pas shqyrtimit të 82 kadavrave antike nga Italia Qendrore dhe e Jugut, datuar mes viteve 800-1000 p.e.s. të mbledhura në 12 site arkeologjike.

Në pikëpamje genetike studimi pretendon se hipotezat e hedhura për një origjinë anatoliane apo egjenane të etruskëve nuk qëndron. Të dhënat genetike i lidhin etruskët me vendin e tyre në të njëjtën përhapje dhe origjinë me romakët që rrjedhin nga popullsitë e stepës që mësynë Europën në epokën e bronzit.

”Persistenca gjuhësore, kombinuar me një qarkullim genetik, sfidon supozimet e thjeshta se genet përputhen me gjuhët dhe sugjeron një skenar më kompleks që mund të ketë përfshirë asimilimijn e folësve të hershëm italikë nga komuniteti etrusk, ndoshta gjatë një periudhe të gjatë përzierjeje gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.s.”

është shprehur David Caramelli i universitetit të Firences.

Studimi konfirmon qëndrueshmëri genetike tek etruskët për të paktën 800 vjet , që nga epoka e hekurit deri në periudhën e Republikës pas së cilës Roma si e tërë pësoi ndryshime të mëdha në strukturën demografike.

Rruga Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here