Një i dashuruar pas gjarprinjëve vendosi të krijojë për ta dhuratën e ‘çmuar’. Ai ka krijuar këmbë robotike për ta.

Fillimisht gjarpërinjtë humbën këmbët e tyre të parme, pastaj këmbët e pasme dhe tani gjithçka që mund të bëjnë është të zvarriten. Kanë kaluar 100 milionë vite që kur këto specie u privuan nga aftësia e tyre për të ecur dhe Allan Pan, dashamirësi i gjarpërinjëve, krijoi një robot i cili do i ndihmojë gjarpërinjtë të ecin.

“Kur ndonjë kafshë tjetër ka këmbë të deformuara, njerëzimi mblidhet për ta ‘pështyrë në surrat Zotin’ dhe ne i krijojmë këmbë të reja asaj kafshe, por askush nuk i do gjarpërinjtë aq sa për t’u ndërtuar atyre këmbë robotë. Askush përveç meje. Dashuruesi i gjarpërinjve: Allan Pan”, ka thënë Pan në një video për kanalin e tij të YouTube, duke i kthyer gjarpërinjve këmbët e tyre.

Sipas Science Alert, pajisja robotike me katër këmbë i mundëson gjarprit të ecë më në fund me këmbët e munguara, por ndonëse produkti që Pan ka sjellë funksionon plotësisht, shkenca në të cilën është bazuar mbetet ende e paqartë.

Ai filloi të vëzhgonte lëvizjet e hardhucave në shtëpinë e një kultivuesi vendas të gjarpërinjve për të krijuar një protezë të vërtetë për ta. Nga kërkimet e tij zbuloi se qelizat e destinuara për t’u bërë këmbë të pasme te gjarpërinjtë, rekrutohen për të formuar një penis të jashtëm të çiftuar. Evolucioni funksionon në mënyra misterioze…

Deri më sot nuk është gjetur asnjë fosil që të tregojë për ekzistencën e gjarpërinjve me katër këmbë. Ekziston vetëm një fosil gjarpri me dy këmbë, i cili është rreth 95 milionë vjeç.

Megjithatë në jetën normale të një gjarpri, të kesh katër këmbë është ndoshta një pengesë e t’u kthesh këmbët gjarpërinjve, mbase nuk është dhurata më e bukur për ta. Por padyshim që eksperimenti është magjepsës./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here