Bedri Tahiri

Rikujtesë

RAPSODËT- RUAJTËSIT MË BESNIKË TË HISTORISË SONË

Ruajtësit më besnikë të historisë sonë, padyshim, ishin rapsodët! Njëri nga ta edhe Cufë Kadishani, për të cilin e pata një fejton prej tetë vazhdimesh “CUFË KADISHANI- RAPSOD I NJË SHEKULLI”. e që, po pata mundësi, do ta kurorëzoja edhe në një monografi të merituar.

Për këtë edhe bëmë një takim pune në Skënderaj me Shefqet Kadishanin, birin e Rapsodit të njohur Cufë Kadishani, koleksionuesin e pasionuar të këngës burimore shqipe, i cili ka arkivin më të kompletuar me kaseta e shirita manjetofoni, ku ruhet folklori ynë shumë i çmuar…

Rapsodi Cufë Kadishani jetoi 102 vjet, diti mbi 500 këngë, u shqua edhe si tregimtar, pajtues gjaqesh, kultivues i prozës tregimtare dhe i shprehjeve popullore. Ishte bashkëkëngëtar me rapsodin e njohur drenicas-Habib Kukajn për mbi 40 vjet. Pos tjerash ata kënduan edhe dasmën e kryetrimit Azem Galica (e kënduan këngën e Oso Kukës nga “Lahuta e Malcisë” të Gjergj Fishtës).

Dhe, prandaj them me plot gojën se ky Rapsod meriton respekt dhe nderim të veçantë!

Ai meriton të përjetësohet, ashtu siç vetë i përjetësoi trimat tanë, që me gjakun e Tyre mbrojtën Atdheun që na e lanë amanet!

Lavdi e përjetshme për të madhin Cufë Kadishani dhe të gjithë rapsodët tanë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here