Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK)  ka edhe Fototekën e saj. Në këtë Fototekë që ndodhet në Arkivin Qendror në Prishtinë ruhen mbi 3000 fotografi.

Këto fotografi pasqyrojnë aspekte të ndryshme të zhvillimit socio – ekonomik të Kosovës, fotografi për personalitete e ngjarje të ndryshme arsimore e kulturore.

Fotografitë që ruhen në këtë Fototekë janë të pas luftës së II-të Botërore.

Zyrtarë të ASHAK tha se shumë prej fotografive japin edhe pamjet e dikurshme të qyteteve të Kosovës.

Ruzhdi Panxha, drejtor i Departamentit për Veprimtari Arkivore në ASHAK tha për KALLXO.com se në ASHAK-së ruhen fotografi që dëshmojnë historinë e shteti të Kosovës.

Përmes fotografive që ruan Fototeka e ASHK-së, shton ai, ruhen edhe pamje të qyteteve të vjetra të Kosovës.

“Këtu janë fotografi të pas luftës së II të Botërore, janë të qyteteve, rrugëve, personaliteteve e ngjarjeve të ndryshme”- thotë ai.

Ruzhdi Panxha, drejtor i Departamentit për Veprimtari Arkivore në ASAHK.

Panxha thotë se përgjigja më e sakë pse nuk posedojmë materiale para 1945, është se ASHAK (Arkivi i Kosovës) është themeluar pas 1945-ës.

“Ne mesë dy luftërave botërore organizmi administrativ i Kosovës ishte në tri banovina (ish Mbretëria Jugosllave).  Në Banovinë e Vardarit, Zetës dhe Moravës, që përkatësisht ai materiale që barët historikë e Kosovës ka shkua në këto tri vende, qoftë në arkivin e Beogradit, Banovina e Moravës, e Vardarit në Shkup dhe e Zetës në Cetinjë” -tha Panxha.

Sipas tij, fotografitë e Fototekës tashmë janë të digjitalizuar dhe ato shfrytëzohen nga hulumtues dhe studiues të shumtë.

Pamje nga Prishtina. Burimi: ASHAK.
Burimi: ASHAK.

Rruga Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here