Sipas dr. Neil Jordan-it nga Universiteti Wales, teshtitja në të vërtetë është mënyra e komunikimit ndërmjet qenve

Ai teorinë e vet e ka studiuar në qentë e egër afrikanë dhe është befasuar me rezultatet.

Qentë afrikanë janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh shoqërohen në “grupe sociale” pas periudhës së pushimit, transmeton Telegrafi.

Jordan dhe ekipi i tij kanë vërejtur që gjatë këtyre tubimeve qentë teshtijnë në mënyrë që të marrin vendime në grup.

Më saktësisht, sa më shumë që teshtijnë, shanset janë më të mëdha që nisen në grup dhe të fillojnë të gjuajnë.

Sipas tij, qentë teshtimën e shfrytëzojnë si lloj sistemi të votimit, saktësisht, teshtijnë në mënyrë që të marrin vendime të caktuara.

Është posaçërisht interesante që meshkujt dominues dhe femrat marrin më shumë vota.

Kur ata dëshirojnë të “thërrasin“ takimin, mjaftojnë vetëm disa teshtima që grupi të niset në gjueti mirëpo kur këtë do ta bënte qeni me “gradë” më të ulët, do të nevojiteshin rreth dhjetë teshtima.

Është me rëndësi të përmendet që ende nuk është zbuluar a është unike kjo sjellje vetëm për këta qen, apo ka të bëjë me të gjithë qentë.

Megjithatë, është mjaft interesante të mendohet që herën tjetër kur qeni juaj teshtin – mund të jetë mënyra e tij që t’ju thotë: “Eja, po ikim!” /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here