Dëmtimet e mushkërive nga cigaret elektronike dhe tymosja e duhanit apo marihuanës, mund të shkaktojnë probleme afatgjata, përfshirë këtu vështirësitë në frymëmarrje, dëmtimi i kujtesës dhe problemet e shëndetit mendor, raportoi portali “KSL”. Kjo u vërtetua nga një studim i fundit i kryer nga “Intermountain Healthcare”.

“Edhe 12 muaj pas diagnostikimit, shumica e pacientëve tanë kishin ende efekte serioze të mbetura nga konsumimi i cigareve elektronike apo tymosja”, deklaroi udhëheqësja e këtij studimi, doktoresha Denitza Blagev.

Blagev, e cila është mjeke pulmonare, tha se shumica e pacientëve që ishin pjesë e studimit nuk kishin sëmundje shoqëruese kur u diagnostikuan, prandaj fakti që pas një viti tek ata u zbuluan disa probleme serioze shëndetësore, ishte vërtetë shqetësuese për të gjithë.

Pacientët pjesë e studimit ishin kryesisht burra dhe i takonin moshës 30 deri në 40 vjeç. Pas ndjekjes së takimeve me mjekët për 12 muaj rresht, 48 për qind e pacientëve filluan të kenë probleme serioze me frymëmarrjen. Ata gjithashtu u diagnostikuan me probleme të shëndetit mendor ku shumica prej tyre kishin ankth, depresion ose të dyja, dhe pjesa tjetër kishin përjetuar stres post-traumatik. Një dukuri tjetër e dukshme tek pjesëmarrësit e këtij studimi ishin problemet me përqendrim, problemet me kujtesë dhe vështirësitë në marrjen e vendimeve.

“Këto nuk janë komplikime të vogla dhe ato ende po ndodhin edhe te pacientët, lëndimet e së cilëve nuk ishin aq të rënda sa të kërkonin kujdes intensiv”, tha Blagev. “Këto probleme afatgjata po ndodhin edhe te personat relativisht të rinj, të cilët mund të përballen me ndërlikime të vazhdueshme”.

Blagev tha se statistikat janë alarmante, por shkalla e lartë e përdorimit të cigareve elektronike, duhanit apo tymosjes së marihuanës edhe pas diagnostikimit, nuk është befasuese. Megjithatë, ajo tha se pjesëmarrësit që hoqën dorë nga tymosja ishin më të rinj në moshë, gjë që tregon rëndësinë e arritjes së synuar.

Ajo po ashtu deklaroi se duhet kontribuar më shumë në ndërgjegjësimin e popullatës rreth shëndetit mendor, dhe vendosjen e më shumë rregullave sa i përket përdorimit të cigareve elektronik nga të rinjtë.

Sipas një ankete të fundit, Anketa Kombëtare e Duhanit për të Rinjtë, e cila tregon se përdorimi i cigareve elektronike tek adoleshentët është në rritje, me 11.3% të nxënësve të shkollave të mesme dhe 2.8% të nxënësve të shkollave të mesme që raportojnë përdorimin e cigareve në muajin e fundit.

Studiomi i “Intermountain Healthcare” po ashtu zbuloi se përdorimi i cigareve elektronike tek adoleshentët është në rritje e sipër.

Rruga Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here