Një prej frutave më të preferuar për stinën e dimrit është kivi. Në fakt superfuqia e tij është se e gjeni në çdo kohë. Kivi njihet për vlerat e tij të veçante me pak kalori, shumë vitaminë C dhe aspak yndyrë.

Gjithashtu ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihon në rënien nga pesha.

Është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik pasi është i pasur me eletkrolite, me magnez, vitaminën E, folate dhe zink. Nëse vuani nga pagjumësia, një kivi para se të shtriheni është perfekt.

Megjithatë e keni menduar ta hani ndonjëherë me lëkurë?

Po ju themi që po, provojeni sepse vlerat ushqyere të lëkurës së kivit janë befasuese.

Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E.

Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, shtrydheni frutin me gjithë lëkurë. Epo, provojeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here