NGA: AURENC BEBJA
“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :
- Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.
- Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.
- Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.
- Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.
- Z. Fan Noli, prift ortodoks.
- Z. Hilë Mosi.
- Z. Masar bej Toptani.