Një shekull më parë, (mendohet datës 6 shkurt 1921), Marigo Posio (që qëndisi flamurin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912) nisi botimin e gazetës “Shpresa Kombëtare” organ i shoqërisë me të njëjtin emërtim i zonjave në Vlorë e më gjerë. Kjo ishte e para gazetë e botuar nga gratë shqiptare brenda Shqipërisë.

“Deri më sot është arritur të identifikohen gjashtë numra nga kjo gazetë, duke mos pretenduar që këto të jenë koleksioni i plotë i saj. Për më shumë, kjo gazetë shpërfaqi talentin e editorialistes Fereniqi Posio, bija e madhe e Marigo dhe Jovan Posios, e cila pak vite më vonë u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Misioni i ‘Shpresës’ ishte emancipimi i gruas shqiptare, shkollimi dhe lartësimi i saj, pasi kështu femra shqiptare do të behej më e dobishme për shoqërinë. Heshturazi, tani pas një shekulli, kjo gazetë flet mes faqeve të saj problematikave të ngritura e mbase disa prej së cilave i hasim ende sot. Si dëshmi e patriotizmit, gazeta mbi letrën e saj të kuqe mban shkronjat me ngjyrë të zezë”, thotë studiuesi Niko Kotherja.

Rruga Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here