Karantinë jo vetëm për Covid-19 dhe linë e majmunit, por edhe kundër gripit ka pasur në Shqipëri.
Dokumenti i më poshtëm është një shpallje e vitit 1933 dhe na njeh me masat karantinuese të sëmundjes Grip, njofton Drejtoria e Arkivave.
“1. Semundja GRIP është e perhapun ku do dhe duhet që të sëmurit të rinë brënda në dhoma të ngrofta tuej pijë gjana me ujë të ngroftë, si çaj, qumësht, lule blini e lule shtogu.
2. Për mos përhapjen e semundjes ma shumë duhet që të sëmurët të veçohen në ato shtepina qi ka ra semundja e te mos hyne e te dalin njerzit e pa semurë pa shkue 10 dite nga data e te semurit te fundit.
Prefekti: A. Nepravishta”
Rruga Press