Bajram Ligu (Prongji, 1880 – 1943) ka qenë pjesëtar i Lëvizjes Kaçake dhe i çetës së Çerçiz Topullit.
9 mars 1908 reth ores 8:00, dy burra te veshur si qytetare (Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia) ngjitin rrugen e lagjes Meçite, bejne levizje poshte e larte, ne pritje qe Bimbashi te dali nga shtepia dhe rreth ores 11:15 zbrazin plumba mbi trupin e Bimbashit qe bie i vdekur.
Keshtu ndodhi.
Pastaj u ngrit dhe kenga:
Te henen diten me dreke
Dergoi Çercizi dy vete
Ne sokake permbi bejlere.
Mu te furra ne te dale
Hito Labi me Bajrame
Me Bimbashin balle per balle,
Seç i bene temenane:
Dy rolole bashke ja dhane!
Hito Labi gunebardhe
Gjirokaster bere hatane
Lule Çerçiz Topulli
Vulose per Shqiperi