Histori e trishtë e dy motrave shqiptare

Nga Ilir Ikonomi

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur ai iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin.

Fotoja është bërë më 1920 dhe është marrë nga Biblioteka e Kongresit, në Uashington.

Rruga Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here