Prodhuesit e automjeteve “po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt qiellit” dhe më i fundit është Volkswagen, i cili ka zbuluar prototipin e tyre V.MO të “dronit të pasagjerëve”.
I prezantuar nga Volkswagen Group China, V.MO është një fluturake elektrike me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL) që quhet “Tigri Fluturues”.
Pjesërisht helikopter dhe pjesërisht dron, V.MO përmban një “konfigurim me krahë X” si dhe tetë rotorë për ngritjen dhe dy rotorë shtesë për shtytje.
Modeli është i gjatë 11.2 metra dhe ka një hapësirë krahësh prej 10.6 metra.
Ndërsa V.MO është aktualisht një prototip, Volkswagen tha se modeli mund të transportojë katër pasagjerë dhe bagazhet e tyre deri në 200 km në formën e tij përfundimtare.
Kompania shtoi gjithashtu se fluturakja është “bazuar në zgjidhjet ekzistuese për drejtimin autonom dhe teknologjitë e baterive për lëvizshmëri pa emetim”. /Telegrafi/