Sokol Neçaj

Këto misione Apollo, ishin në përmbushje të objektivit të shpallur nga John F. Kennedy për të “zbarkuar njeriun në hënë dhe për ta kthyer atë të sigurt në tokë”. Ata e realizuan këtë objektiv shpejt – dhe përpara çdo shteti tjetër në botë.
Misionet Apollo kishin filluar me tragjedinë e janarit 1967, ku i gjithë ekuipazhi i Apollo 1 u vra gjatë një testi para nisjes. Do të kalonin gati dy vjet përpara se Apollo 7 të nisej, duke kryer në mënyrë efektive misionin e shpallur të Apollo 1.
Pas kësaj erdhi Apollo 8, e cila ishte anija e parë kozmike me njerëz që la orbitën e Tokës dhe udhëtoi për në Hënë. Apollo 8 u rrotullua rreth Hënës dhe më pas u kthye në Tokë. Dy misionet e ardhshme të Apollo ishin praktikisht prova për uljen në Hënë. Më në fund, Apollo 11 realizoi sfidën e JFK: Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë. Ekuipazhi i Apollo 12 do ta përsëriste këtë sukses disa muaj më vonë.
JFK u përpoq t’i çonte njerëzit në hënë brenda një dekade. Astronautët amerikan earritën këtë me pothuajse dy vjet m shpejt.
NASA kreu me sukses edhe katër misionet e ardhshme të Apollo.
Ekuipazhi i Apollo 15 zgjodhi një vend uljeje më sfidues se misionet e mëparshme. Ata kishin një mjet shëtitës hënor të sapokrijuar me qellim që kishin më shumë mundësi për të eksploruar.
Dy astronautë kaluan gati tre ditë në hënë, duke mbledhur mostra dhe duke kryer eksperimente, ndersa astronauti tjetër, i cili mbeti i vetëm në modulin e komandës që po rrotullohej rreth hënës. Kur dy astronautët u larguan nga hëna, ata lanë pas tyre automjetin e tyre shëtitës hënor. Ende ështe atje edhe sot, asht siç janë automjetet shëtitëse hënore nga misionet Apollo 16 dhe 17.
Deri sot, misionet Apollo do të transportonin gjithsej 12 vetë në Hënë. Shtetet e Bashkuara mbeten i vetmi shtet që ka arritur një sukses të tillë.
“Ne zgjedhim të shkojmë në hënë,” pat thënë JFK. “Ne zgjedhim të shkojmë në hënë brenda kësaj dekade dhe të bëjmë gjërat e tjera, jo sepse janë të lehta, por sepse janë të vështira, sepse ai synim do të shërbejë për të organizuar dhe matur energjitë dhe aftësitë tona më të mira, sepse kjo sfidë është një që ne jemi të gatshëm ta pranojmë, një që nuk jemi të gatshëm ta shtyjmë dhe një që synojmë ta fitojmë. . . .”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here