Ky dem me peshë mbi 450 kilogramë, duhet të shtrihet në tokë në mënyrë që të mund të luajë i sigurt me qenin.
“Në fillim ishin thuajse identik në përmasa, ishte si të shikoje dy këlyshë duke luajtur”, tha pronari, duke shtuar se “ata i qasen lojës në dy mënyra të ndryshme, por e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin”.
Viçi, i quajtur John Lewis, u soll në strehën e kafshëve Gentle Barn kur ishte vetëm një javë. “Ai ishte jetim dhe kishte temperaturë të lartë gjersa ishte shumë i sëmurë. Që në ditën e parë punuam për t’i shpëtuar jetën”, tha pronari i qenit.