Kastriot Dervishi

Beqir Vokshi


Më 22.1.1923 në Zonën Neutrale të Junikut, teksa udhëtonte nga Juniku për në Krumë u vra njëri nga njerëzit më të njohur të zonës, Beqir Vokshi (1890-1923). Ai ishte dërguar nga qeveria e Tiranës për të biseduar që të ndalej vëllavrasja dhe mos të sulmoheshin institucionet shqiptare në kufi me atë zonë. U tha se vrasjen e kreu Azem Galica dhe shtytësi kryesor kish qenë Hasan Prishtina. Vokshi nuk kishte veçse disa ditë që ishte kthyer nga Vjena në atdhe.
Zona Neutrale e Junikut, u krijua pas 9 nëntorit 1921. Në përbërje të saj ishin fshatrat Junik, Mulliq, Brovinë, Ponoshevc, Shishman, Babaj e Bokë, Koshare e Popoc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here