Shkencëtarët kanë zbuluar diçka jashtëzakonisht interesante

Mbase gjëja më e keqe për të pasur një mace është zakoni i saj i pakapërcyeshëm i grisjes dhe gërvishtjes së mobilieve, për të cilin shumica e pronarëve duhet të përgatiten që në fillimet e të jetuarit me një mace.

Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti Federal i Rio Grande do Sul ka treguar se macet kanë shumë më tepër gjasa të shkatërrojnë mobiliet më shpesh nëse kanë një marrëdhënie të ngushtë me pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i hulumtimit të përmendur ishte të përcaktonte nëse afërsia midis maces dhe pronarit të saj mund të ndikojë në sjelljen e saj.

– Ajo që është e papritur, sipas studimit tonë, është se sjellja e maceve kur gërvishtin dhe shkatërrojnë mobiliet mund t’i atribuohet një niveli të lartë të afërsisë emocionale me pronarët e tyre – shkruajnë studiuesit.

Diçka tjetër doli të ishte interesante. Sipas rezultateve, burrat kishin një marrëdhënie më të afërt dhe më të ngushtë me macet sesa gratë, të cilat numerikisht ishin mbizotëruese në anketën e kryer.

Shkencëtarët theksuan se nuk u gjet asnjë lidhje mes marrëdhënies mes pronarit dhe maces dhe nivelit të agresionit tek kjo kafshë, por mësuan edhe diçka shumë interesante. Ata u habitën kur vunë re se gërvishtja e mobilieve përmendet në një numër të madh rastesh nga persona të cilët kanë theksuar se kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe intime me një mace.

Vetë shkaku i kësaj mbetet i paqartë.

– Kjo sjellje mund të interpretohet si e tolerueshme dhe e pritshme nga shumica e pronarëve, duke pasur parasysh se gërvishtja në përgjithësi korrigjohet më pak se disa zakone të tjera problematike të maceve – përfunduan studiuesit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here