Në moshën 12-vjeçare, Pirro kthehet në Epir dhe bëhet mbret me ndihmën e Glaukut, mbreti ilir i Taulantëve . Disa vite më vonë kur ndodhej përsëri te taulantët, rrëzohet nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani. Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s.
📷 Antigonea – Sipas historianit të lashtësisë, Plutarkut, Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja.
Dh. Budina ishte i pari që zhvilloi gërmime shumëvjeçare arkeologjike si dhe nga vrojtimi i gjurmëve të rrugëve e banesave mundi të paraqes në vija kryesore fortifikimin dhe urbanistikën e Antigonesë