“Të gjithë e kanë fajin përveç nesh”
Një mësim i vyer nxjerrë nga historia
“Sa herë që bisedojnë dy shqipetarë për çështjen kombëtare, fajin ua hedhin të tjerëve: Si mund të përparonim, thotë njëri, kur nuk na linte Turqia të kishim shkolla në gjuhë shqip? Si mund të rrinte mbreti në Shqipëri, kur fuqitë e mëdha e bënë Shqipërinë, por nuk i dhanë një hua të madhe, që të organizonte ushtri, xhandarmëri, etj: Si mund të kishte fuqi mbreti ynë, kur fuqitë e mëdha e dërguan në Durrës, pa ushtri europiane. Si mund të përparojmë thotë tjetri, kur ne shqiptarët nuk kemi pasur udhëheqës? Dhe kësisoj me të këtilla
fjalë, se kur neve jemi përpjekur s’na kanë lënë armiqtë, ua hedhim fajin gjithnjë të tjerëve dhe ne dalim të larë e të shpëlarë. Por jo vëllezër dhe një mijë herë jo – Faji ka qenë yni dhe fajtor për të gjitha këto që vuajti dhe vuan Shqipëria sot, jemi ne shqiptarët”
———————-
Pjesë nga editoriali i Vol-I NR.2 – “Përparimi” – NEW YORK, KORRIK 1916
InforCulture.info