Prek Cali ishte një nga figurat patriotike dhe një bajraktarët shqiptar të krahinës së Vermoshit, pjesë e fisit të Kelmendit të Shqipërisë së Veriut. Ai ishte një veteran i rebelimeve shqiptare dhe të Luftërave Ballkanike kundër pushtuesve të ndryshëm të tokave etnike kombëtare shqiptare .Ai u vra në vitin 1945 nga partizanët
Data e lindjes: 29 korrik 1872
Vendi i lindjes: Vermosh
Vdiq: 25 mars 1945, Shkodër
Prek Calit, ndonëse atëherë ish 73 vjeçar komunistët ,nuk ia kursyen edhe ato pak vite që i kishin mbetur. Vet Mehmet Shehu si komandant pas prangosjes se Prek Calit, i thotë me dredhi: “T’u thafshin krahët o Prek që nuk bashkëpunove me ne, se do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari”. Por, Prekën që nuk kishin gënjyer kurrë me grumbuj ari nga krailët e Malit të Zi e të Serbisë ia ktheu me fjalë që mund të perceptohen edhe si një parashikim brilant nga një njeri patriot mendje e mprehtë: “S’ka çfarë më duhet jeta mua nën hijen e Trobojnicës ( nën Flamurin Malazez), Ma mirë për mue me u kalbë në dhe’, se historia një ditë ka me na nderue, por ti atëherë,:o Mehmet ke me qenë turpi i saj, ndërsa Malësorët ndera e saj”.ia këtheu Preka.