“Testoni aftësitë tuaja analitike. Sa është ora në foto?” shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter, CIA, Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, duke postuar një foto të vjetër më poshtë që paraqet një qytet të vogël me borë.

Menjëherë interneti mori flakë me përdoruesit që shikonin me orë të tëra imazhet për të gjetur përgjigjen e duhur.

Poshtë postimit, përgjigjet ndahen në tre mundësi, që ora të jetë ose 15 ose 23, ose 19:00.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/06/ora-2.jpeg

Më në fund, disa orë më vonë, CIA zbuloi se përgjigja e saktë ishte ora 7 e mëngjesit:

“Shumica prej jush e keni marrë me mend mirë (53.1%). Duket se të gjithë keni sy të for. Ju duhet të shihni faqen tonë të Mundësive të Karrierës. “#DiscovertheCIA”, tha CIA në një postim të mëvonshëm në Twitter.

Pse mendoni se përgjigja e saktë është ora 7 e mëngjesit?

Një përdorues i Twitter shpjegoi:

Në rrugë ka vetëm një makinë, gjë që tregon se ende nuk kanë dalë shumë njerëz sepse është herët në mëngjes.

Shkollat ​​janë ende të zbrazëta, pa nxënës jashtë.

Ashensorët e skive nuk po funksionojnë ende.

Makinat jashtë dyqaneve kanë borë që do të thotë se nuk janë përdorur për orë të tëra.

Sigurisht që një rol luan edhe drita e diellit, i cili duket se ende nuk është ngritur në qiell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here