Me afrimin e shpejtë të verës, shumë prej nesh priren të shkojnë drejt plazhit, veçanërisht për të shijuar detin. Por pak prej nesh e dinë se ekziston një fenomen ujor që në dukje është i lezetshëm, megjithatë është shumë i rrezikshëm. Bëhet fjalë për ‘valët katrore’, të cilat sapo t’i shihni duhet të dilni menjëherë nga uji.
I njohur gjithashtu si ‘ndërqendrimi i deteve’ modeli i valës ndodh kur dy kushte të veçanta të motit përplasen ndërsa lëvizin në drejtime të ndryshme.
![- Ngjarja](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/05/00-4.jpg)
Pra, nëse jeni kapur në mes të një ‘ndërkryqi deti’, mund të gjeni dy grupe valësh që përplasen në ju njëkohësisht. Kjo, siç mund ta imagjinoni, është goxha e tmerrshme. Gjithashtu, një studim ka zbuluar se kjo gjendje e detit është në të vërtetë mjaft e zakonshme.
Mirëpo, shumë persona e kanë kundërshtuar këtë fenomen përmes komenteve.
“Unë kam qenë në ekipin e sërfit në shkollë të mesme dhe kam kaluar shumë kohë në oqean, në fakt këto nuk ishin shumë të rralla. Ishte shumë e zakonshme”, ka komentuar ndër të tjera dikush.