6.1 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Vrasje në kufi dhe dekoratat për vrasësit

Vrasje në kufi dhe dekoratat për vrasësit

Kastriot Dervishi

Më 8.6.1986 Bebi Shameti, 40 vjeç dhe shokët e tij u nisën të kalojë kufirin nga Rrethi i Librazhdit. Këtë herë Bebi ishte i vendosur të arratisej me çdo mjet, por të mos kapej e burgosej si në përpjekjen e parë. Për këtë kish gjetur një pistoletë. Në orën 5.25 pengesa elektrosinjalizuese dha sinjalin në postën kufitare për prekjen e telave. Nënoficerët Hazis Ngjelina (i qenit), Agim Shebegu dhe ushtarët Luan Kodra, Fakir Çelepia dhe Viktor Manellari, iu vunë në ndjekje grupit. Kur iu afruan 30 metra, Bebi i bëri thirrje të mos ta ndiqnin dhe qëlloi Shebegun dy herë në dorë me pistoletë. Njësiti kufitar qëlloi në drejtim të Bebit nga disa drejtime dhe e vrau. Kufitarët u dekoruan dhe dolën si “heronj” në foton që shihet. Siç kam dëgjuar, trupi pa jetë i Shametit u dërgua në Tiranë me synimin për t’u përdorur për kadavër, por për arsye të panjohura, u varros në Tufinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments