6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI QËNDRIMI SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË 1914-1918

QËNDRIMI SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË 1914-1918

Pjesë nga libbri i autorit Dr. Fitim Rifati: Kosova gjat Luftës së Parë Botërore 1914-1918

Monarkitë sebo-malazeze, ndonëse  kishin proklamuar se myslimanëve ( pra shqiptarëve, boshnjakëvee turqëve)  do t’u garantonte të drejtat dhe pronat e tyre, nuk zbatuan sa deklaratën e Konferencës së Ambasadorëve për të respektuar të drejtat e minoriteteve.

Sipas qëndrimit të qeverive serbo-malazeze, shqiptarët nuk përbënin kurfarë elementi me rëndëei kulturore, historike e kombëtare. Ata konsideroheshin të egër, gkapirës, mashtrues, dinakë, të pa besë, konservator, regressive, kusarë etj.

Administrata ushtarake  policore dhe shtetërore, madje edhe elementi serb në Kosovë, i kishte duart të lira të vepronin ndaj shqiptarëve, për t’i torturuar dhe rrahur ata deri në vdekje. Rrjedhimisht, ky qëndrim  solli tensionimin  e raporteve  ndëretnike dhe nxitjen e konflikteve ndërmjet  shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Këto rexhime zbatuan  një politikë shfarosëse e hegjemoniste ndaj shqiptarëve, dogjën fshatrat, masakruan banorët, plaçkitën pasurinë dhe grabitën pronat e tyre.  Në platformën e tyre  për Kosovësn dhe shqiptarët, e cila bazën e kishte te “ Projekti” (“Naçertanija”) shovinist i Ilija Garashaninit, zbatohej me përpikëri parimi bosht: “ Serbizimi me çdo çmim”. Inspektori i Policisë serbe në Shkup, Mihailo Ceroviq, i cili këcnonte e shantazhonte  shqiptarët, duke u vërsulur ndaj tyre se “ do t’ua shkurtojmë këmbët e kryet po të mos bëhen serb”. Në këtë kontekst, synimi i politikës serbo-malazeze në Kosovë ishte shtypja politike dhe ekonomike e shqiptarëve, për t’i dëbuar ata nga atdheu i tyre, Kosova , dhe  për të vendosur kolonë serbë. Me qëllim realizimin e kësaj platforme.

Rexhimi ushtark serbo-malazez u përpoq t’i armiqësonte shqiptarët, duke nxitur përçarje mbi baza fetare ndërmjet tyre. Shqiptarët katolik në Kosovë u përballën me pretendimet për t’i rreshtuar në kuadër të kornizave dhe intersave të politikës serbe e malazeze dhe për t’i futur  në konflikt me shqiptarët mysliman. Masë tjetër ishte  e marrë ishte  nga pushteti serb e malazez ndaj shqiptarëve  ishte edhe shërbimi i detyruseshëlëm ushtarak.(…) Krejt  këto masa edhe shumë të tjera ishin  në kundërshtim me vendimet e Konf. së Ambasadorve në Londër dhe ato të Marrëveshjes Osmane -Serbe, të nëshrkkruar në Stamboll, më 14 mars të viti 1914.

Marrveshja në fjalë i siguronte të drejtat qytetare dhe politike popullsisë myslimane nën Mbretërinë e Serbisë. Në këtë marrveshje, popullsia shqiptare nuk u trajtua mbi bazat të kombësisë, por sipas përkatësisë fetare. Marrveshja i garantonte popullsisë myslimane nështetësinë osmane për tre vite pas nënshkrimit të saj, nuk u detyronte atë të paguante asnjë lloj takse, nuk e detyronte t’i nënshtrohej  pushtetit ushtarak, i garantonte të drejtën e paprekshmërisë së pronës, i premtonte vetëçeverisje lokale, respektim të besimit, zakoneve, shkollimit etj. Kjo  marrvehsje  ishte një lloje  presioni ndaj Mbretërisë së Serbisë për të ruajtur popullsinë myslmane ne Kosovë, por nuk u jetësua në praktikë dhe në përspekttivë rrezikonte shqiptarëet nga shkombtarizimi dhe emigrimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Recent Comments