6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Sëmundjet që parandalohen nëse ecni disa minuta në ditë

Sëmundjet që parandalohen nëse ecni disa minuta në ditë

Ecja është ndoshta ushtrimi më i përsosur për të ndihmuar në humbjen e peshës, uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, forcimin e kujtesës dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, kancerit dhe më shumë. Sipas studiuesve të Universitetit të Harvardit, ecja konsiderohet si ushtrimi perfekt pasi ka katër përfitime që do t’ju befasojnë.

1. Trajton gjenet që shkaktojnë shtim në peshë. Studiuesit e Harvardit shqyrtuan 32 gjene që shkaktojnë obezitet në më shumë se 12,000 njerëz për të përcaktuar se sa nga këto gjene luajnë një rol në peshën trupore. Më pas ata zbuluan se në mesin e pjesëmarrësve që ecnin me shpejtësi për rreth një orë në ditë, efektet e këtyre gjeneve u reduktuan me 50%.

2. Redukton rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Studiuesit e dinin tashmë se aktiviteti fizik ul rrezikun e kancerit të gjirit, por një studim nga Shoqata Amerikane e Kancerit zbuloi se gratë që ecnin shtatë orë në javë kishin një rrezik 14% më të ulët të kancerit të gjirit sesa gratë që ecnin tre ose më pak orë në javë.

3. Redukton dhimbjet e kyçeve. Disa studime kanë zbuluar se ecja redukton dhimbjet e kyçeve. Është vlerësuar se ecja rreth tetë kilometra në javë mund të mbrojë kundër artritit. Ecja mbron nyjet, veçanërisht gjunjët dhe ijet që janë më të prirura ndaj osteoartritit, duke siguruar funksionimin e kyçeve dhe duke forcuar muskujt që i mbështesin ato.

4. Forcon funksionin e sistemit imunitar. Një studim me 1000 pjesëmarrës, tregoi se ata që ecnin të paktën 20 minuta në ditë pesë herë në javë kishin 43 përqind më pak mundësi për të zhvilluar sëmundje krahasuar me ata që ushtroheshin një herë në javë ose më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments