Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023. Sipas faqes së kompanisë, mund të kryhet një rezervim fillestar duke par 5 mijë Dollarë dhe më pas, brenda 10 ditëve, 15 mijë Dollarë.

Një paralajmërim: 5 mijë Dollarët rimbursohen, por nuk duket se kjo do të funksionojë edhe për pjesën tjetër të parave.

Kamioni elektrik Semi u bë i njohur për publikun në vitin 2017 duke prezantuar një koncept futurist dhe parametra konkurrues. 4 motorë të pavarur, shpejtësi që shkon nga 0-95 km/h brenda 20 sekondash dhe një bateri që zgjat për 480 ose 800 kilometra. Çmimi nis nga 150.000 Dollarë dhe tashmë ka disa kompani si FedEx apo Walmart që kanë kryer porositë e tyre.

Ndonëse parashikohet edhe ndonjë vonesë apo ndryshime të tjera që do të zgjasin afatin e 2023-it, Tesla duket se zotëron një aftësi të jashtëzakonshme për të gjeneruar para nga klientët duke i inkurajuar të kryejnë depozitime edhe për produkte që nuk ekzistojnë ende. Kështu, edhe nëse kamioni elektrik nuk është ende gati për prodhim, është një burim i sigurt fitimesh./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here