Sipas informacioneve më të fundit nga koleksionuesit e veturave dhe shtëpive të ankandeve, për një prej dy Mercedes 300 SLR Unhlenhaut Coupe, pronari i ri duhet të ndajë rreth 142 milionë dollarë.

E nëse këto informacione dalin të jenë të vërteta, atëherë një nga dy Mercedes 300 SLR Uhlenhaut Coupe me të cilat kompania gjermane do të duhej të merrte pjesë në testin e qëndrueshmërisë gjatë viteve të 50-ta, do të jetë vetura që në ankand do të arrijë vlerën më të madhe që ndonjëherë të jetë arritur.

I quajtur sipas Rudolf Uhlenhaut që ishte në krye të kompanisë Mercedes asokohe dhe merrej me testimet dhe aktivitetet garuese, Mercedes Benz 300 SLR Coupe i prodhuar në vitin 1955, fillimisht ishte përdorur si veturë personale – kurse tani do të thyej rekordin e Ferrari 250 GTO që u shit për 70 milionë dollarë.

Pronari të ri do t’i duhet t’i ndajë 142 milionë dollarë, por nuk është zbuluar se kur vetura që akoma është në pronësi të muzeut të Mercedes në Shtutgart, do të dalë në ankand. Megjithatë thuhet se pronari i ardhshëm, përveç shumës nëntë shifrore, do të kërkohet që t’i përmbushë edhe disa kushte siç është garancioni se nuk do të ketë rishitje në një të ardhme të afërt.

MB 300 SLR Coupe, për fat të keq nuk pati mundësinë që potencioan ta tregojë në gara, pasi që Mercedes-Benz pezulloi të gjitha aktivitetet garuese pas aksidentit që ndodhi në vitin 1955 në garën 24 Hourse Le Mans, ku përveç garuesit të Mercedes, Pierr Levegh, humbën jetën edhe 83 persona që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër garën.

Ata fatlumë të rrallë që patën rastin ta vozitin Mercedesin 3 litërsh me 8 cilindra që prodhon 276 kuaj-fuqi, thonë se pa ndonjë problem ka arritur shpejtësinë prej 290 kilometra në orë – duke u bërë kështu vetura më e shpejtë gjatë viteve të 50-ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here