6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Doza të moderuara të zinkut ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e kancerit

Doza të moderuara të zinkut ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e kancerit

Shtimi i zinkut në dietën tuaj çdo ditë është sigurt nëse është brenda dozës së lejuar ditore, që është tetë apo nëntë miligramë për gra dhe 11 miligram për burra. Sipas një studimi izraelit ka dëshmi se zinku mund të jetë faktor si në parandalim dhe trajtim të disa llojeve të kancerit, transmeton Gazeta Metro.


Revista shëndetësore izraelite IMAJ (Israel Medical Association Journal) në një studim të Dr.Amos Gelbard pretendohet se zink ka potencialin të trajtojë paraqitjet malinje ka raportuar gazeta izraelite The Jerusalem Post.

Analiza e tij e rreth 40 studimeve anekënd botës zbulon se mungesa e zinkut në pacientët e kancerit, që kanë tendencë të kenë progres më të shpejtë të sëmundjes dhe gjasa më të pakta të mbijetesës. Studimet që u nisën në minj u vazhduan pastaj në studime në pacientë që vuajnë nga kanceri me rezultate premtuese.

Një studim i botuar në revistën shëndetësore Indian Journal of Medical Research ka pretenduar se ka prova të bollshme që sugjerojnë se një numër i konsiderueshëm i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri mund të ishin shmangur përmes kujdesit më të madh me një dietë të duhur ushqyese. Megjithëse mjaft përbërës nga dietat janë sugjeruar se kontribuojnë në parandalimin e kanceri, ka dëshmi të besueshme që mbështesin faktin se zinku mund të ketë një rëndësi të posaçme në mbrojtjen ndaj nismës dhe progresit të kancerit sipas autorëve të këtij studimi.

“Është për t’u shënuar se 10 % e popullatës në SHBA konsumon më pak se gjysma e lejuar dhe e rekomanduar e zinkut në dietën e tyre me një rrezik të shtuar të mungesës së zinkut… mungesat në dietë të marrjes së sinkut mund të kontribuojnë në çarje të fijeve të ADN dhe modifikimeve oksiduese të ADN që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit”

Sipas studimit megjithëse studime të mëtejme klinike janë të nevojshme për të provuar efikasitetin tek onkologët, aty rekomandohet që zinku të shtohet në protokollin e tajtimit të kancerit, sa më parë vjen në përfundim studimi./gazetametro.net

Zinku si mineral i duhet trupit në sasi të vogla, por megjithatë është i nevojshëm për gati 300 enzime për të kryer reagime kimike vitale. Një faktor kyç në krijimin e ADN, rritjen e qelizave, prodhimin e proteinave, shërimin e indeve të dëmtuara dhe mbajtjen e sistemit të imunitetit të shëndoshë, zinku është poashtu i rëndësishëm në shërimin e plagëve dhe në ruajtjen e shqisave të nuhatjes dhe shijimit.

Zinku është minerali i 24’të më i bollshëm në sipërfaqen e Tokës, e mund të gjendet në pula, mish të kuq, fasule, avokado, manaferra, pjeshka e të tjera. Përqendrimi i zinkut në ushqime të tille varet nga niveli në dhe. Me një dietë të llojllojshme, trupi i njeriut zakonisht merr zink mjaftueshëm. Konsumimi i tepërt i zinkut mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Tejkalimi i 40 miligram në ditë nxit simptoma si ethet, koll, kokë dhembje dhe lodhje./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments