Janë disa figura, heronjë të vërtetë që luftuan dhe vepruan në malësinë e Kumanovës, të cilët padrejtësisht i kemi mbuluar me pluhurin e harresës, në vend se t’i ngrisim dhe glorifikojmë në rangun më të lartë atdhetar.
Është Ali Sylë Staneci, strateg luftarak, trim i madh i Sulë Hotlës – Komandantit të “Batalionit të Karadakut” dhe i gjithë çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës, ishte në rrolin e anëtarit të ”Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore”’, të promotorit për organizimin e mbrojtjes së Kosovës në viset e Kumanovës.
Ishte Sylë Staneci me shokët e tij, i cili hakmerret ndaj çetnikëve të Jagosh Gjuroviqit, të cilët më 15 shtator të vitit 1943, kur Presheva ishte e okupuar nga Bullgaria fashiste, në Xhaminë e Poshtme të Preshevës, një natë Ramazani, kur xhemati shkoi për të fal Namazin e Teravive, çetnikët serbë hodhën bomba brenda në Xhami, paraprakisht duke i mbyllur të gjitha dyert, për të mos dalur asnjë i gjallë. U masakruan katër kurse 28 të lënduar rëndë.
Jetoi pak por me ide dhe vepra të mëdha atdhetare. Gjithë jetën e kaloi duke luftuar të keqen e rënë me shekuj mbi kokat shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here