Kapja e flokëve sipas një modeli pa e ndërruar për një kohë të gjatë shkakton rënie. Pasojat e flokëve të kapura bisht apo topuz janë edhe më të dëmshme nëse ju nuk hiqni dorë nga kjo rutinë edhe kur shtriheni për të fjetur.
Francesca J. Fusco, një dermatologe në New York e specializuar për humbjen e flokëve na paralajmëron se stilimi i flokëve njësoj çdo natë shkaton dobësim të rrënjës dhe humbje flokësh në vijën e parë, gjendje e njohur ndryshe si alopecia.
Tërheqja konstante shkakton dëmtime në nivel qelizor duke ngadalësuar ciklin e rregullt të rritjes së flokëve. Për aq kohë sa flokët janë nën presionin e llastikut apo kapseve të hekurit, nuk ka rëndësi modeli që zgjidhni, sepse flokët do të dëmtohen njësoj.
E rëndësishme është që kapja mos të tërheqë flokët nga rrënja e për më tepër mos të flini gjatë gjithë natës me flokët të lidhura.