6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home KURIOZITETE Nutricistët japin këshilla se çfarë duhet të hamë para udhëtimit me avion

Nutricistët japin këshilla se çfarë duhet të hamë para udhëtimit me avion

Pavarësisht se për çfarë udhëtoni, gjëja e fundit që dëshironi të ndjeni kur zbrisni nga një fluturim është plogështia, barku i fryrë ose trup i rraskapitur. Udhëtimi me avion mund të jetë stresues, i gjatë, kështu që mund të mos jeni gjithmonë në gjendje të qëndroni në rrugën e duhur me dietën e duhur.

Më poshtë po ju paraqesim një sërë ushqimesh që këshillohet të konsumoni para, gjatë dhe pas një fluturimi.

Çfarë duhet të hani para një fluturimi?

Teksa presioni i ajrit bie gjatë fluturimit, stomaku mund të ndihet i pakëndshëm. Plus, të qenit në një hapësirë të mbyllur me shumë njerëz të tjerë mund ta bëjë sistemin tuaj imunitar të ndjeshëm. Pra, është më mirë të zgjidhni ushqime të lehta përpara se të hipni në bord, veçanërisht nëse keni një udhëtim të gjatë.

Para fluturimeve duhet të shmangin sheqerin, hani një fruti në vend të një çokollate me shumë sheqer. Një banane është zgjedhja më e mirë përpara se të hipni në një fluturim. Banania është e pasur me kalium, i cili mund të rregullojë presionin e gjakut dhe të ndihmojë në lehtësimin e çdo ngërçi muskulor që has gjatë një fluturimi. Gjithashtu edhe portokallet, pasi ato janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në rritjen e imunitetit. Rekomandohen edhe mollët jeshile ose kivit.

Nëse doni të konsumoni diçka me proteina, këshillohet të konsumohet vezët ose peshk. Një sallatë me yndyra të shëndetshme si avokado dhe arra do të krijojë gjithashtu një vakt të plotë edhe të shëndetshëm. Shmangni bishtajoret dhe erëzat, ato mund të irritojnë zorrët.

Përpiquni të reduktoni konsumin e kafeinës përmes kafesë ose pijeve të gazuara, ato ngadalësojnë tretjen dhe mund t’ju mbajnë zgjuar kur duhet të jeni duke pushuar.

Çfarë duhet të hani kur jeni në avion

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet ndjekur është të mbani veten të hidratuar mirë, para dhe pas fluturimit. Të kesh një shishe me ujë në dorë është mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, por gjithashtu mund të futësh limon, kastravec, mollë jeshile ose nenexhik. Kjo jo vetëm që do t’ju sigurojë hidratim, por gjithashtu do t’ju sigurojë antioksidantët e nevojshëm.

Gjatë udhëtimit rekomandohet të konsumohen ushqimeve hidratuese dhe të shmanget përdorimi i bukës, biskotave dhe ëmbëlsirave. Lëngjet janë zgjedhja më e mirë, ashtu si edhe çajrat e ftohtë. Shumë njerëz pinë alkool gjatë fluturimeve, por kjo mund t’ju dehidratojë.

Çfarë duhet të hani pas fluturimit

Mungesa e gjumit pas një fluturimi të gjatë mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur. Për të marrë energjitë e duhura, këshillohet të konsumohet ushqim i pasur me antioksidantë si dhe çaji jeshil. Bananet dhe çokollatat e zeza janë gjithashtu opsione të shkëlqyera për tu konsumuar pas fluturimit pasi ndihmojnë në lehtësimin e lodhjes dhe relaksimin e muskujve.

Konsumoni fruta dhe perime të pasura me antioksidantë për të forcuar sistemin imunitar, si manaferrat dhe rrushi. Proteina është gjithashtu ideale, ndaj zgjidhni gjalpin e bajames me kriker, djathë, kos dhe arra për të mbajtur nivelet e energjisë lart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Recent Comments