Ebu Ali Hasan Ibn El Haitham, i njohur në perëndim me emrin Alhazen, konsiderohet si babai i optikës moderne. El – Haithan ishte një nga shkencëtarët më eminent i kohës dhe kontributet e tija në optikë dhe në metodat shkencore janë të pakrahasueshme. Ka lindur me 965 në Basra (Iraku i sotëm) ku dhe i mori mësimet e para. Ai studjoi gjithashtu edhe në Bagdad si dhe udhëtoi në Egjipt dhe Spanjë. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Spanjë ku dhe aty bëri hulumtime në optike, matematikë, fizikë, mjekësi si dhe në zhvillimin e metodave shkencore.
El-Haithami bëri eksperimente në përhapjen e dritës si dhe ngjyrat, iluzionet optike dhe refleksionin. Ekzaminoi thyrjen e rrezeve të dritës përmes mjetit transparent (ajrit dhe ujit) kështu zbuloi ligjet e thyrjes së dritës. Gjithashtu ai bëri eksperimentin e para në shpërndarjen e dritës me ngjyrat e saj përbërëse. Në detajimin e eksperimentit të tij me segmentet sferike (enë gjami të mbushtura me ujë), iu afrua shumë zbulimit të teorisë së lenteve zmadhuese e cila u zbulua 3 shekuj më pas në Itali.
Libri i tij “Kitab el-Manazir” i cili është përkthyer në Latinisht në epokën e Mesjetës ka të bëjë me ngjyrat e muzgut. Gjerësisht trajton teoritë e fenomeneve të ndryshme fizike si : ylberi, hija, eklipsi, dhe spekulon rreth natyrës fizike të dritës. Roger Bakon (shekulli 13), Pollo Vitellio si dhe studiuesit e tjerë Perëndimor të kohës së Mesjetës që u morën me studimin e optikës, kryesisht u bazuan në “Opticae Thesaurous” të El-Haithamit. Vepra e tij gjithashtu influencoi Leonardo Da Vinçin dhe Johan Kepler.
El-Haithami ishte i pari i cili përshkruajti saktësisht pjesët e ndryshme të syrit dhe i dha shpjegim shkencor procesit të shikimit. Ai kundërshtoi teorinë e Ptolomeut dhe Euklidit se sytë lëshojnë rreze vizuale në objektin që shikohet ; sipas tij rrezet burojnë nga objekti që shikohet dhe jo nag syri. Ai gjithashtu tentoi të shpjegojë shikimin binokular, dhe dha shpjegim të saktë për zmallimin e dukshëm në malësinë e diellit dhe hënës kur ato janë afër horizontit. El-Haithami njihet për përdorimin e hershëm të “camera obscura”. Përmes këtyre hulumtimeve ekstensive në optikë ai njihet si babai i optikës moderne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here