6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Pse nuk duhen larë vezët pas blerjes?

Pse nuk duhen larë vezët pas blerjes?

Nënat na mësuan se duhet të lajmë mirë çdo ushqim përpara se të hamë. Megjithatë, shumë prej tyre janë në dilemë kur bëhet fjalë për vezët, ndaj disa argumentojnë se ato duhen larë mirë para se të skuqen dhe gatuhen, ndërsa të tjerë janë të bindur për të kundërtën.

Ne e dimë se mishi i papërpunuar nuk duhet të lahet para gatimit ose pjekjes, pasi kjo rrit rrezikun e ndotjes nga bakteret dhe sëmundjet që vijnë nga ushqimi. Bakteret mund të mbeten në lavaman ose të hyjnë në ushqime të tjera, duke na ekspozuar ndaj një rreziku të mundshëm të helmimit nga ushqimi.

Dhe a e dini se as vezët nuk duhet të lajmë? Ekspertët pohojnë se lëvozhga përmban një barrierë natyrale, e cila si lëvozhgë mbron vezën nga bakteret. Uji e shkatërron atë mbrojtje, kështu që nuk është mirë të lani vezët.

Duke larë vezët, ne stimulojmë transmetimin e baktereve të dëmshme, si salmonela, nga pjesa e jashtme e lëvozhgës në pjesën e brendshme të vezës. Kur lani një vezë, ju hiqni atë mbrojtje natyrale të lëvozhgës dhe nëse ajo plasaritet, bakteret e dëmshme do të kalojnë lehtësisht brenda vezës ku ato kanë kushte ideale për riprodhim. Nëse nuk i gatuani vezët për një kohë të gjatë, bakteret do të arrijnë në trupin tuaj.

Veshja mbrojtëse natyrale e lëvozhgës së vezës është linja e parë e mbrojtjes kundër baktereve, dhe hiqet nga larja gjatë përgatitjes për paketim dhe shitje. Në kushte industriale zëvendësohet me një shtresë të hollë vaji gatimi që rikthen mbrojtjen dhe është e dobishme nëse keni ndërmend të ruani vezët për pak kohë.

Nëse keni kotecin tuaj të pulave dhe rritni pula vezore, mos i lani ato vezë që janë plot me pupla, feces dhe papastërti. Nëse vërtet insistoni, përdorni një enë të thatë dhe pastroni papastërtitë pa përdorur ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments