Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se moti gjatë ditës së nesërme do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Përmes një komunikate për media, IHMK, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 18-24 gradë celsius.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim. /E

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here