Më 15 janar 1962 u zbulua Papirusi i Dervenit,  dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në  Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. Varri ishte pjesë e një varreze të pasur të qyteti të lashtë “Lete”. Papirusi daton në rreth vitit 340 pes, gjatë mbretërimit të Filipit II të Maqedonisë. Teksti i shkruar në dialektet dorik dhe atik, që fliteshin perkatesisht ne Peloponez dhe Athinë, u botua i interpretuar në vitin 2006 nga shkencëtarë amerikanë e britanikë; sipas tyre, Papirusi i Dervenit është tepër i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimet fetare dhe filozofike të kohës së Sokratit.

Papirusi Derveni ka një rëndësi të madhe jo vetëm për studimin e fesë dhe filozofisë greke, por edhe sepse shërben si një provë e datimit të hershëm të poezive Orfike që ofron një version të veçantë të Presokratikut. Teksti i Papirusit, i cili është libri i parë i traditës perëndimore, ka një domethënie globale, pasi pasqyron vlerat universale njerëzore: nevojën për të shpjeguar botën, dëshirën për t’i përkitur një shoqërie njerëzore me rregulla të njohura dhe agoninë për t’u përballur me fundin e jetës.

Papirusi mori emrin e fshatit ku u gjet, Derven,  dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Selanikut.

https://web.facebook.com/v7.0/plugins/like.php?action=like&app_id=483585605541144&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df3a455409d71e14%26domain%3Dfjala.al%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Ffjala.al%252Ff18f497fe8ad744%26relation%3Dparent.parent&container_width=610&href=https%3A%2F%2Ffjala.al%2F2020%2F08%2F01%2Fhumben-nenen-familja-rama-i-drejtohet-miqve-me-nje-mesazh-ju-lutem-na-mirekuptoni%2F&layout=standard&locale=en_US&sdk=joey&share=true&size=large&width=

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here