Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë, 57 kilometra nën Alpet zvicerane, më në fund ka filluar të punojë rregullisht.
Tuneli “Gotthard Base”, i quajtur edhe si ndërtimi i shekullit i Zvicrës kishte plot 17 vjet që ishte në ndërtim dhe kushtoi rreth 12 miliardë dollarë.
Tuneli filloi të jetë në shërbim me kohë të plotë më 12 dhjetor. Për të shënjuar këtë rast, më poshtë kemi listuar disa nga tunelet më të mëdhenj të botës, shkruan TiranaObserver.
1. Tuneli ‘Gotthard Base’ (Zvicër)
Gjatësia: 57 km (35 milje).
Fakt: Për ndërtimin e tunelit janë përdorur 3,200 kilometra kabllo bakri të mjaftueshme për tu shtrirë nga Madridi në Moskë.
2. Tuneli Channel (Britani e Madhe dhe Francë)
Gjatësia: 50 kilometra (31 milje)
Fakt: Ai do të lidhë Anglinë më Europën kontinentale. Tuneli ka pjesën më të gjatë nën det në botë, 37.9 kilometra (23.5 milje).
3. Tuneli Laerdal (Aurland, Norvegji)
Gjatësia: 24.5 kilometra (15.2 milje)
Fakt: Ai është tuneli rrugor më i gjatë në botë dhe ndërtimi i tij do të kushtojë 153 milionë dollarë. Inxhinierët kanë ndarë tunelin në pjesë të ndryshme për tu dhënë shoferëve iluzionin se ata janë duke udhëtuar nëpër disa tunele të vegjël.
4. Tuneli ‘Tokyo Bay Aqua-Line’ (Tokio)
Gjatësia: 14 kilometra (8.7 milje)
Fakt: Tuneli Aqua Line përshkon Gjirin e Tokios dhe lidh qytetet e Kawasaki dhe Kisarazu. Ajo redukton kohën e udhëtimit mes dy vendeve nga 90 min në 15 minuta.
5. Tuneli Eisenhower (Kolorado)
Gjatësia: 2.72 kilometra (1.7 milje)
Fakt: Tuneli rrugor Eisenhower në Kolorado është një nga më të lartët në botë, i ndërtuar 3,401 metra (11,158 feet) mbi nivelin e detit, në pikën më të lartë të sistemit të autostradës ndërshtetërore SHBA-ve.
6. Tuneli Spiralen (Drammen, Norvegji)
Gjatësia: 1.65 kilometra (1.02 milje)
Fakt: Tuneli ofron një pamje të mrekullueshme të Luginës Drammen, ka një vend ku mund të pini birrë, restorante dhe muze në qiell të hapur.
7. Tuneli Guoliang (Provinca Henan, Kinë)
Gjatësia: 1.2 kilometra (0.74 milje)
Fakt: Tuneli është ndërtuar dhëmbë-dhëmbë dhe i pjerrët për shkak të mjeteve primitive e fshatit, duke fituar edhe pseudonimin: “Rruga që nuk toleron gabime”
8. SMART (Kuala Lumpur, Malajzi)
Gjatësia: 9,7 kilometra (6:02 milje)
Fakt: Tuneli pritet të parandalojë miliarda dollarë dëme nga përmbytjet dhe shpenzimet nga bllokimi i trafikut.
9. Tuneli Bund Sightseeing (Shangai)
Gjatësia: 646.7 metra (2,122 feet)
Fakt: Ky tunel nënujor në Kinë është i shkurtër, por spektakolar dhe pak i çuditshëm. Një kompani me bazë në Shangai krijoi dritat dhe efektet audio-vizuale.
10. Tuneli Seikan (Japoni)
Gjatësia: 53 kilometra (32,9 milje)
Fakt: Seikan është një tunel hekurudhor në Japoni, por ajo që e bën atë unik është fakti se një pjesë rreth 23-kilometër e tij (14.2 milje) është 140 metra nën nivelin e detit.