6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE Dita e Tokës, ja si nisi të festohet

Dita e Tokës, ja si nisi të festohet

52 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën “Dita e Tokës”.

Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të Nju Jorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy orëshe.

Me këtë rast, më tepër se 10 milionë nxënës të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës.

Po atë ditë, rreth 10 mijë vetë u mblodhën në lëndinën përpara Monumentit të Uashingtonit në kryeqytetin amerikan, për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Që nga viti 1970, kur filloi për herë të parë të festohet Dita e Tokës, ajo vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivitete të ndryshme.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lëvizjen për Mbrojtjen e Mjedisit e përkrahin njerëz nga të gjithë shtresat e popullsisë: mësues, studentë, artistë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë.

Ajo që filloi në vitin 1970 thjesht si një lëvizje për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe burimeve të tjera natyrore, sot është zgjeruar dhe ka marrë përmasat e një rryme të përgjithshme, që përkrahet nga të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments