6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI “Karagjozit politik” Avni Rustemi, iu refuzua viza amerikane ditën e vrasjes

“Karagjozit politik” Avni Rustemi, iu refuzua viza amerikane ditën e vrasjes

Nga Kastriot Dervishi

Eqrem Vlora e quante Avni Rustemin, një “karagjoz politik”, i cili prej vitit 1922 drejtonte shoqërinë “Bashkimi”, aktiviteti i së cilës synonte kapjen e administratës dhe të rinisë. Por Avni Rustemi u vra i refuzuar nga amerikanët, atij nuk iu dha viza që kërkoi. Rustemi mori pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12.4.1920, pasi kish kërkuar leje 3-mujore, 3 paga dhe 5 pensione paradhënie, duke deklaruar botërisht se do shkonte në SHBA, pavarësisht se nuk kishte marrë vizë. E mendonte këtë proces të sigurt sepse kujtonte se ishte njeri i madh. Më 25.3.1920 ai paraqiti kërkesën për vizë me arsyetimin se do mblidhte ndihma për të varfrit dhe një ditë më pas depozitoi në legatën amerikane në Tiranë shumën prej 20 napolonash. Duke paguar, ai u soll në mënyrë fyese me personelin e legatës. Ministri amerikan në Tiranë, Grant Smith, në relacionin përkatës, analizonte figurën e Rustemit, duke nënvizuar faktin se kishte mbrojtur figurën e Leninit në Kuvendin Kushtetues, sjelljen e keqe në legatë, etj dhe i sugjeroi Departamentit Amerikan i Shtetit (DASH) që të mos i jepej viza.
Më 2.4.1924, duke nuhatur se mund të ishte i refuzuar nga Amerika, Rustemi kërcënoi legatën amerikane në Tiranë se nëse përgjigja do ishte negative, “do ia tregonte qejfin” Grand Smithit, duke protestuar në Kongresin Amerikan kundër tij. Legata amerikane theksonte se Rustemi e kishte njoftuar publikisht vizitën në Amerikë edhe pse vizë nuk kishte marrë. Më 8.4.1924 DASH ktheu përgjigje se Rustemit nuk mund t’i jepej vizë diplomatike,
Rustemi erdhi në Tiranë më 20.4.1924, për të marrë vizën, por mori përgjigjen refuzuese dhe po atë ditë u plagos dhe dy ditë më vonë vdiq në spitalin e Tiranës. Ai u refuzua nga Amerika, ndërsa në vitet e fashizmit dhe komunizmit u nderua sikur ishte ndonjë figurë e madhe, duke u kthyer në një shembull të keq për cilindo që e kishte për model. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments