Një udhëpërshkrues frëng i shekullit XVI, Pierre Lescalopier, i cili vajti në Konstandinopojë në 1574, kaloi përskaj Shqipërisë dhe me këtë rast bën fjalë për Skënderbeun. Leskalopie kujtonte se se shteti i Skënderbeut përfshinte një pjesë të madhe të Ballkanit kur shënon:
“Serbia dhe Bosnja, vende të bukura të cilat i përkitin Skënderbeut”.
Pasi e zë në gojë heorin tonë, Leskalopie shton:
“Trashëgimtari i Skënderbeut, emri i të cilit i tmerronte fëmijët turq, i humbi këto krahina dhe iku në Venedik, ku thuhet se raca vazhdon të jetojë me mjete të ndershme, e pranuar midis bujarëve venedikas”.¹
¹ Jaka, Ymer. 1990. Skënderbeu në historiografinë frënge. Prishtinë: Rilindja, f. 280.