6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE Testi gjenetik – Pse është i rëndësishem të bëhet nga të gjithë

Testi gjenetik – Pse është i rëndësishem të bëhet nga të gjithë

Nëpërmjet testit gjenetik dhe informacioneve lidhur me të është i mundur planifikimi i një rrugëtimi të personalizuar që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më thjeshtë dhe më shpejtë, por mbi të gjitha të mbani rezultatet e arritura.

Njohja e karakteristikave tuaja gjenetike do t’ju ndihmoj të bëni zgjedhje më të drejta për shëndetin tuaj, si edhe të keni më shumë njohuri mbi organizmin tuaj dhe mbi mënyrën se si ai funksionon.

Informacionet e bashkangjitura në raport do t’ju ndihmojnë të gjeni stilin e jetës të përshtatshëm për mirëqënien tuaj.

Ky test gjenetik na lejon të gjejmë variante gjenetike të ndryshme që mund të ndikojnë mbi karakteristikat metabolike dhe fiziologjike. Kështu që këto informacione mund të jenë të rëndësishme për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës ose mënyrën tuaj të ushqyerjes, për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Raporti përbëhet nga pjesë të ndryshme që gjenden këtu poshtë të përshkruar:

             Tabela juaj permbledhëse

Në këtë pjesë përmblidhen rrugët metabolike të marra në shqyrtim si edhe sinteza e këtyre rezultateve nga analiza gjenetike. Në këtë mënyrë ju mund të vereni cilat janë zonat më kritike.

2              Këshilla të personalizuara

Në këtë pjesë raportohen rezultatet për çdo pjesë të marrë në shqyrtim. Pas një përshkrimi të shkurtër të gjeneve të analizuara dhe të funksionit të tyre, raportohet një përshkrim i detajuar i rezultatit të marrë nga analizat dhe nga sugjerimet terapeutike.

3              Bazat shkencore

Në këtë pjesë raportohet një përshkrim i shkurtër i bazave shkencore dhe biblografike të testit dhe të mënyrës se si përfitohen informacionet gjenetike të përshkruara në raport.

4

   Mbyllje: harta e ushqimeve tuaja të përshtatshme

Në këtë pjesë renditen ushqimet më të favorshme për ju që duhet ti përfshini në dietën tuaj, si edhe ato më pak të favorshme të cilat duhet ti reduktoni ose ti eleminoni. Zgjedhja për të eleminuar, reduktuar apo shtuar ushqimet duhet të jetë gjithmonë e ndërmjetësuar nga konsulenca e një mjeku dietolog.

  1. Karta juaj përmbledhëse

Në këtë faqe përmblidhen rezultatet e testit tuaj gjenetik. Indikacionet e përmendura u referohen një fushe të caktuar dhe termi i përdorur (i ulët, i lartë, i moderuar…) tregon variacionin e tij në krahasim me aktivitetin normal të proteinave ose enzimave të përfshira.  Në rast se studimi është i lidhur me një rrezik pika e referimit të gjendjes normale nuk do të jetë e paraqitur.

Indikacionet e dhëna lidhen me rezultatet e analizave të kryera mbi gjenet në kartën e analizës dhe nuk duhet të konsiderohen si perfaqsuese të gjithë gjëndjes fiziologjike të individit por si një komponent i tij. Indikacionet bazohen mbi studime të kryera mbi popullsinë europiane.

Gjatë leximit të raportit është e rëndësishme të kuptohet mesazhi i parandalimit që është i pranishëm në çdo përshkrim. Variantet e analizuara nuk janë shkak i një patologjie në vetvete, por tregojnë difekte të vogla në aktivitetin e proteinave të kodifikuara nga gjenet e marra në shqyrtim. Këto difekte shkaktojnë një prishje të ekuilibrit të rrugëve të ndryshme metabolike të personit dhe mund të kontribuojnë vetëm në prezencë të një stili jete të gabuar. Për këtë arsye është e rëndësishme të njihen këto informacione për të modifikuar stilin tuaj të jetesës në mënyrë korrekte dhe të reduktoni kështu riskun për të zhvilluar sëmundje, duke qënë i shëndetshëm sa më gjatë të jetë e mundur.

Fytyra e qeshur do të thotë se gjenet e analizuara për fushën e indikuar, kanë variante që nuk ndryshojnë në mënyrë jo të përshtatshme aktivitetin enzimatik të proteinave të kodifikuara nga to dhe/ose riskun e lidhur me disa sëmundje.

Fytyra serioze do te thote se gjenet e marrë në shqyrtim për fushën e indikuar, kanë vetëm disa variante që ndryshojnë në mënyrë lehtësisht jo të favorshme aktivitetin enzimatik të proteinave dhe/ose riskun e lidhur me disa shqetesime ose sëmundje. Këshillat e dhëna lejojnë kompensimin e këtyre difekteve duke ristabilizuar kështu ekuilibrin e rrugëve metabolike.

Fytyra e trishtuar do të thotë se gjenet e analizuara për fushën e indikuar, kanë variante të ndryshme që ndryshojnë në mënyrë veçanërisht jo të favorshme aktivitetin enzimatik duke rritur kështu riskun për të zhvilluar disa sëmundje. Këshillat e dhëna lejojnë kompensimin e këtyre difekteve duke ristabilizuar kështu ekuilibrin e rrugëve metabolike.

KUJDES: rezultatet e testeve nuk duhet të interpretohen si diagnozë e sëmundjes. Këto rezultate kanë si qëllim të japin indikacione të karakterit nutricional dhe të stilit të jetesës profesionisteve të kualifikuar të cilët njohin historinë klinike të pacientit, për të përcaktuar një program parandalimi të personalizuar.

GENODIET Slim

Fushat e shqyrtuara janë:         

Faktorët komportamental dhe emotiv

Ndjeshmëria ndaj karbohidrateve

Ndjeshmëria ndaj yndyrnave

Ndjeshmëri ndaj proteinave

Humbja e peshës

Përbërja e trupit

Predispozita për rifitimin e peshës

Predispozita për yndyra në organet e brendshme

GENODIET Health

Fusha e shqyrtuara janë:                                                                         

Predispozita ndaj inflamacionit

Kolesteroli LDL

Kolesteroli HDL

Trigliceridet

Absorbimi i Kalciumit

Metabolismi i kolinës

Metabolismi i folatit

Metabolismi i Vitaminës B12

Metabolismi i Vitaminës D

Metabolismi i Vitaminës C

Kapaciteti i detoksifikimit

Hiperglicemia dhe insulinorezistenca

GENODIET Sensor

Fushat e shqyrtuara janë:

Ndjeshmëria ndaj hekurit

Ndjeshmëria ndaj kripës

Ndjeshmëria ndaj nikelit

Ndjeshmëria ndaj alkoolit

Ndjeshmëria ndaj kafeinës

Intolerancë primare ndaj laktozës

Intolerancë ndaj glutenit

Fusha e shqyrtuara janë:                                                                           

Metabolizmi i folateve

Ndjeshmëria ndaj kafeinës

Intolerancë primare ndaj laktozës

Humbje peshe në sajë të aktivitetit fizik

Absorbimi i magnezit

Absorbimi i hukurit

Kapaciteti antioksidues

Predispozicion për llojin e përpjekjes

Dobësimi është një proçes metabolik kompleks dhe i veçantë për çdo individ. Nuk ekzistojnë dieta universale për të rrëzuar peshën e çdokujt me të njëjtin efikasitet.

Ka persona që kanë tendencën të shëndoshen kur konsumojnë ushqime të veçanta, kurse persona të tjerë, pavarësisht ushqimit që konsumojnë, kanë tendencën të rrisin peshën me më pak lehtësim.

Shumë nga përgjigjet fiziologjike të lidhura me të ushqyerit janë të përcaktuara nga karakteristikat gjenetike të personit. Mënyra me të cilën substancat e marra me të ushqyerin përdoren ose grumbullohen nga organizmi në formën e indit dhjamor varet nga karakteristikat fiziologjike individuale ose me fjale të tjera nga karakteristikat e tij gjenetike.

Prandaj njohja e këtyre karakteristikave individuale ju lejon të dini më shumë rreth organizmit tuaj, për mënyrën se si ai reagon me ushqimin që merr dhe për mënyrën se sa e rëndësishme është ndjekja e disa rregullave për të arritur peshën tuaj ideale sa më shpejt të jetë e mundur dhe për ta mbajtur pë shume mundime.

Në këtë test fushat e shqyrtuara janë:

Ndjeshmëria ndaj makronutrientëve

Pergjigja ndaj kufizimit kalorik

Predispozitat për të rikuperuar peshën

Predispozicioni për të zhvilluar yndyrën në organet e brendshme

Humbja e peshës nga aktiviteti fizik

Test SLIM     2. Këshilla nutricionale

Fusha e shqyrtuar: faktorë komportamental dhe emotive.

Lidhja me ushqimin është një aspekt thelbësor për një ushqyerje korrekte dhe për suksesin e çdo diete. Mënyra me të cilën lidhemi me ushqimin varet nga ambienti dhe nga zakonet e fituara, por edhe nga karakteristikat gjenetike individuale. Ekzistojnë në fakt gjene që kodifikojnë për proteina të cilat luajnë role të rëndësishme si për shembull neurotrasmetitor dhe/ose rregulluese të sinjaleve të urisë dhe ngopjes. Gjeni MC4R, për shembull, kodifikon për një proteinë të shprehur kryesisht në tru që përfshihet në rregullimin e ndjesisë së ngopjes si edhe në balancimin kalorik. Gjeni FTO, edhe ky i shprehur kryesisht në tru, është i përfshirë në bilancin e kontrollit kalorik të organizmit nëpërmjet modulimit të hormonit të ngopjes, grelines, si edhe në efektet mbi sjelljet e të ushqyerit.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj makronutrienteve

Karbohidratet (ose sheqernat) janë burimi i energjisë më i shpejtë për organizmin tonë. Yndyrnat janë rezerva energjitike e qelizave, sepse mund të grumbullohen në sasi të madhe brenda adipociteve (qelizave dhjamore) dhe keshtu mund të çlirojnë një sasi të madhe energjie, pothuajse dyfishin e karbohidrateve. Proteinat janë përbërësit kryesor  të strukturave qelizore dhe mundet të shërbejnë dhe ato si burim energjie, por në sasi më të vogël se karbohidratet dhe yndyrnat. Shumë gjene janë të përfshira në metabolizmin e këtyre makronutrientëve dhe në bilancimin energjitik të organizmit, kështu që prezenca e variacioneve në këto gjene i bën individët të ndryshëm në menyrën se si metabolizojnë si dhe në tendencën për të akumuluar rezerva apo për ti përdorur ato. Gjeni PPARG2 është i rëndësishëm në formimin e indit dhjamor dhe është i përfshirë edhe në rregullimin e glicemisë dhe insulinës, kurse gjeni TCF7L2 është i rëndësishëm për bilancin qelizor të glukozës dhe stimulohet nga perthithja e yndyrnave. Gjeni ADRB2 është i përfshirë në lipolize (përdorimi i yndyrnave të grumbulluara në formë rezerve), si edhe gjeni PLIN1 që kodifikon për një proteinë e cila rregullon përdorimin e yndyrnave. APOA5 është gjeni i përfshirë në metabolizmin e triglicerideve kurse APOA2 kodifikon për një nga komponentet kryesor të kolesterolit HDL. Gjeni FTO është i lidhur me obezitetin dhe është i shprehur kryesisht në tru dhe ka një rol të rëndësishëm në bilancin kalorik individual.

  1. Ndjeshmëria ndaj karbohidrateve
  2. Ndjeshmëria ndaj lipideve
  3. Ndjeshmëria ndaj proteinave

Humbja e peshës gjatë një diete nuk vjen njesoj për çdo person. Disa humbin peshë më shpejtë, disa të tjerë më pak, për shkak jo vetëm të zakoneve të tyrë ushqimore, por kryesisht për shkak të ndryshimeve të tyre fiziologjike dhe si pasojë të karakteristikave të tyre gjenetike. Edhe mënyra se si humbasim peshë, dmth proporcioni midis humbjes së peshës së pjesës dhjamore dhe pjesës muskolare, nuk ndodh njësoj tek të gjithë. Kështu që diferencat gjenetike ndërmjet personave mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si reagon çdo individ, duke na dhënë mundësinë të personalizojmë në mënyrë më të saktë planin ushqimor. Gjenet që na kanë dhënë informacione mbi këtë aspekt janë PLIN1 që rregullon lipolizën, ADRB2 që stimulon termogjenezën (prodhimin e energjisë nga organizmi) si dhe mobilizimin e yndyrnave nga indi dhjamor dhe MTHFR që është i rëndësishëm në metabolizmin e acidit folik dhe në rregullimin e ADN.

Fusha e shqyrtuar: predispozita për të rifituar peshën

Rifitimi i peshës pas nje periudhe dobesimi ndodh në mënyra të ndryshme te çdo person. Në veçanti, ka persona që e rifitojnë peshën shumë shpejtë dhe persona të tjerë që në të kundërt arrijnë ta mbajnë. Për këtë qëllim është treguar se disa ndryshime në gjenet PPARG2 dhe FTO mund të identifikojnë personat që janë më shumë të predispozuar të rifitojnë peshën e humbur. Gjeni PPARG2 është i rëndësishëm në formimin e indit dhjamor dhe rregullon gliceminë dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, kurse gjeni FTO është i përfshirë në kontrollin e bilancit kalorik nëpërmjet modifikimit të ndjesisë së ngopjes.

Fusha e shqyrtuar: Predispozita ndaj yndyrës visherale (organeve të brendshme)

Akumulimi i yndyrës visherale është një karakteristik veçanërisht e pafavorshme për trupin si dhe përfaqëson një faktor rreziku për sindromën metabolike, një gjendje klinike me rrezik të lartë kardiovaskularë. Akumulimi i yndyrës visherale gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm edhe tek njerëzit që nuk janë dukshëm të shëndoshë (obezë) të cilët mund të kenë rreziqe më të mëdha për shëndetin ndërsa duket se nuk kanë probleme të mëdha në peshë. Disa variante gjenetike lidhen me një predispozitë më të madhe për akumulimin e yndyrës në nivelin e organeve të brendshëme. Midis këtyre gjeneve janë receptorët si  beta adrenergjik (ADRB2), Perilipin (PLIN) dhe Interleukin 6 (IL6). Ndermjet njerëzve ndryshimet në këto gjene mund të shfaqen me predispozitë të ndryshme individuale për të grumbulluar yndyrën visherale.

GENODIET Health

Parandalimi dhe ushqyerja (mënyra e të ushqyerit) janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre. Ushqimi është komponenti kryesor mjedisor me të cilin organizmi ynë ndërvepron për kohëzgjatjen e jetës së tij. Prandaj është evidente rëndësia e ushqyerjes së duhur në parandalimin e shumë patologjive si dhe  në aftësinë e trupit për të qëndruar i shëndetshëm për sa më shumë kohë të jetë e mundur. Mënyrat në të cilat ushqimi, në veçanti ushqime të caktuara, ndërveprojnë me trupin tonë, varen shumë nga karakteristikat e tij gjenetike. Ne jemi produkt i ndërveprimit mes komponentes gjenetike të trashëguar nga prindërit tanë dhe mjedisit në të cilin jetojmë, duke përfshirë ushqimin që marrim.  Njohja e karakteristikave tona gjenetike na lejon që të zgjedhim ushqimin më në përputhje me nevojat e vërteta të organizmit, duke arritur të kompensojë mangësitë e vogla metabolike ose të shmangim keqësimin, me zgjedhje të gabuara, të disa aspekteve tashmë kritike të fiziologjisë së trupit tonë.

Në këtë test, fushat nën hetim janë:

Predispozita për inflamacion

Dislipidemitë: kolesteroli LDL / HDL dhe trigliceridet

Përthithja e kalciumit

Metabolizmi i kolinës

Metabolizmi i Folateve

Metabolizmi i Vitaminës B12

Metabolizmi i Vitaminës D

Metabolizmi i Vitaminës C

Kapaciteti i detoksifikimit

Përthithja e magnezit

Iperglicemia dhe Insulinorezistenca

Fusha e shqyrtuar: predispozita për inflamacion

Inflamacioni është një përgjigje shumë komplekse e sistemit imunitar. Shkaktohet si një veprim mbrojtës kundër stimujve të jashtëm (infeksione, materiale të huaja) ose të brendshme (hipoksi, nekrozë, përgjigje imune), inflamacioni fillon brenda disa minutash ose orësh nga moment i ngjarjes që e shkakton. Kohëzgjatja e saj, është e rëndësishme që të jetë e kufizuar në kohën që duhet për shërimin. Nëse kjo nuk ndodh, bëhet inflamacion kronik, duke shkaktuar shumë probleme për trupin. Shumë çrregullime metabolike janë, në fakt, të lidhura me një gjendje inflamimi të vazhdueshëm. Teprica e indit dhjamor, veçanërisht në organet e brendshme, favorizon procesin inflamator kronik që mund të favorizojë zhvillimin e problemeve të tilla si rezistenca ndaj insulinës. Mekanizmi inflamator ndermejtësohet nga substanca të ndryshme të prodhuara nga trupi duke përfshirë citokinat, proteinat që modulojnë (ndryshojnë) aktivitetet e qelizave të tjera. Ndër citokinat më të hershme të prodhuara janë Faktori i Nekroses Tumorale(TNF) dhe Interleukin 1 (IL1), ndërsa Interleukin 6 (IL6) prodhohet më vonë. Karakteristikat individuale gjenetike mund të bashkëveprojnë me faktorët e mjedisit, si ushqimi ose mënyra e jetesës, duke moduluar përgjigjen individuale inflamatore. Në rastin e ushqyerjes së gabuar apo një stili jetese të gabuar disa individë mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë një gjendje të inflamacionit kronik. Ndër patologjitë që lidhen me proçeset inflamatore janë Sindromi metabolik, patologjitë kardiovaskualre, insulino-rezistenca, osteoporoza dhe shumë të tjerë.

Fusha e shqyrtuar: Dislipidemia: kolesteroli LDL/HDL dhe trigliceridet

Lipidet ose Yndyrnat , janë një grup molekulash që luajnë funksione të rëndësishme për trupin, të tilla si elementët strukturorë të membranave qelizore, elementët funksionalë si dhe rezervat e energjisë. Ndër llojet e ndryshme të lipideve kemi kolesterolin dhe trigliceridet. Kolesteroli është i rëndësishëm për formimin e hormoneve steroide, acideve biliare dhe vitaminës D, si dhe është thelbësore për funksionin e duhur të membranës qelizore. Trigliceridet, nga ana tjetër, përfaqësojnë formën kryesore të depozitimit të yndyrës në qelizat adipose. Përqendrimi dhe transporti i kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe në inde rregullohet nga aktiviteti i proteinave të ndryshme, lipoproteineve dhe apolipoproteineve, të koduara nga gjenet, variante të të cilave mund të shkaktojnë dallime se si njerëzit i përgjigjen marrjes së yndyrës Ka njerëz që, duke ngrënë të njëjtat gjëra, kanë tendencë të kenë profile shumë të ndryshme të lipideve. Karakteristikat e tyre gjenetike shpjegojnë pjesërisht këtë ndryshim.

Gjeni APOE kodon për apolipoprotein (APOE) e cila sintetizohet kryesisht në mëlçi e në tru dhe ndikon në nivelin e kolesterolit LDL, i ashtuquajturi kolesteroli i keq.

Gjeni APOA1 kodon apolipoprotein A1, i cili është komponenti kryesor i kolesterolit “të mirë” HDL. Ai është i përfshirë në proçesin e heqjes së kolesterolit nga gjaku dhe indet periferike për ta cuar në mëlçi, për tu eliminuar më pas nëpërmjet lëngut të tëmthit. Gjeni APOA5 kodon për apolipoprotein A-V të përfshirë në degradimin e lipoproteineve të pasura me trigliceride dhe kështu ndikon në nivelin e triglicerideve në gjak.

Gjen LPL kodon për Lipoprotein-Lipazën, një enzimë esenciale që është e përfshirë në lipolizën e lipoproteineve të pasura me trigliceride.

  1. Kolesteroli LDL
  2. Kolesteroli HDL
  3. Trigliceridi

Kalciumi është një mineral i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e kockave, por edhe për funksionet e tjera të rëndësishme të trupit si mpiksja e gjakut, tkurrja e muskujve, vaskularizimi, fuksionin  e sistemit nervor dhe atij  hormonalë . Bilanci i tij në trup është i rregulluar në mënyrë shumë të saktë dhe komplekse.

Gjeni  VDR kodifikon për një proteinë të membranës, receptorin e Kalcitriolit , funksioni i të cilit është të rregullojë absorbimin e kalciumit në trup. Në këtë gjenë, janë identifikuar disa variacione që shkaktojnë një aktivitet të reduktuar dhe janë të lidhur me një aftësi të ndryshuar  për të absorbuar kalciumin. Prandaj njerëzit e ndryshëm mund të kenë aftësi të ndryshme për të absorbuar kalciumin në lidhje me karakteristikat e tyre gjenetike.

Kolina është një mikronutrient shumë i rëndësishëm për funksionimin e të gjitha qelizave. Ajo transformohet nga trupi në disa komponentë me funksione themelore duke marrë pjesë në funksionimin e sinjaleve celulare (neurotransmetuesit), strukturën e membranës, aktivitetin mitokondrik dhe rregullimin e ADN-së.

Ulja e nivelit të Kolinës është e lidhur me një sërë sëmundjesh  në nivel të mëlçisë,ku përfshihet  steatozën hepatike jo-alkoolike (mëlçi yndyrore) , si dhe në nivel të muskujve.

Gjenet MTHFD1 dhe PEMT kodojnë dy proteina të rëndësishme në metabolizmin e Kolinës. Disa variante të identifikuara në këto dy gjene lidhen me një predispozitë më të madhe për zhvillimin e problemeve në mungesë të Kolinës. Kjo do të thotë se nevojat individuale të këtij mikronutrienti mund të jenë të ndryshme dhe se ka njerëz që janë të rekomanduar që të kenë konsum më të lartë të Kolinës sesa mesatarja e popullsisë.

Fusha e shqyrtuar: Metabolizmi i folateve

Metabolizmi i acidit folik (Vit B9) është thelbësor për funksionimin e mirë të trupit ashtu siç është e nevojshme për të gjitha reaksionet e sintezës, riparimit dhe rregullimit të ADN-së. Përqendrimi i duhur I folateve në gjak është gjithashtu thelbësor për parandalimin e disa keqformimeve neonatale të  sistemit nervor qendror (bifida spinae) si dhe për të rregulluar nivelet omocisteinës, një aminoacid ky presence e të cilës kur është e lartë në gjak shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjeni  MTHFR kodifikon për një enzimë të rëndësishëm në metabolizmin e folateve, Metiltetraidrofolat- reduktazës, i cili rregullon disa hapa të rëndësishëm metabolikë të procesit enzimatik. Në këtë gjenë janë identifikuar  disa variante që shkaktojnë reduktim të aktivitetit enzimatik. Kjo përcakton  aftësi të ndryshme individuale për të metabolizuar acidin folik dhe si rrjedhoje , nevojat ushqyese mund të ndryshojnë nga individi tek individi.

Fusha e shqyrtuar: Metabolizmi i Vitamines B12

Vitamina B12, ose kobalamina, është një lëndë ushqyese e domosdoshme për një njeriun, duke qenë se organizmi jonë nuk esintetizonë atë, duhet ta marrë tërësisht nga dieta. Kobalamina  është e  pranishëm vetëm në produktet e kafshëve dhe rëndësia e saj përcaktohet  nga dy derivatë  të saj, Metilkobalamina dhe Adenosilkobalamina, të cilat veprojnë si koenzime në reaksione  të rëndësishme metabolike.

Gjeni TCN2 kodon një proteinë, Transkobalamina II, funksioni i të cilit është të transportojë vitaminë B12 nga gjaku në qelizat e indeve të ndryshme. Në gjenin TCN2 janë identifikuar disa variante gjenetike që e bëjnë proteinën më pak efikase në transportin e vitaminës B12, kështu që jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtën aftësi për ta përdorur atë.

Fusha e shqyrtuar: Metabolizmi i Vitamines D

Vitamina D tek njeriu prodhohet kryesisht në lëkurë, gjatë kohës së ekspozimit të diellit, por gjithashtu një pjesë e saj merret nëpërmjetë dietës në formën e Ergocalciferolit , nga pemët dhe kerpudhat, dhe në formën e Colecalciferolit, nga kafshët.

Megjithëse niveli I vitaminës D varet  nga ekspozimit individual ndaj rrezeve të diellit , kontributi i gjenetikës mund të arrijë 70-80%, sidomos në muajt e dimrit kur ka pak diell. Ulja e vlerave të vitaminës D është shumë e përhapur në vendet e zhvilluara dhe mungesat e vitaminës D përcaktojnë shumë sëmundje të rëndësishme të  tilla si rakitismi dhe osteoporoza, por sjellë edhe rrezikshmëri për  sëmundjet  kardiovaskulare, obezitetin, diabetin, astmën dhe neoplazitë.

Gjene të ndryshme janë të përfshira në rregullimin e metabolizmit të tij dhe prezenca e disa varianteve gjenetike modifikojnë disponueshmërinë e kësaj vitaminë duke ndryshuar nga nevojat individuale.

Gjeni CYP2R1 kodon për një enzimë  të mëlçisë, funksioni i të cilit është konvertimi i kolecalciferolit që është marrë nëpërmjetë dietës  në Calcidiol, që është forma qarkulluese e vitaminës D në trup.

Gjeni  GC kodon, për  një protein të  lokalizuar në plazmë dhe në sipërfaqen e shumë qelizave, funksioni i të cilave është të lidhë vitaminë D e ta trasportojë brenda qelizave.

Fusha e shqyrtuar: Metabolizmi i Vitamines C

Vitamina C ose acid askorbik luan një rol kritik në sigurimin e mirëqenies dhe funksionimin e duhur të trupit pasi është e rëndësishme për mbrojtjen antioksiduese qelizore, përthithjen e hekurit, sintezën e kolagjenit, sintezën e neurotransmetuesëve  të rëndësishëm (katekolamines) dhe prodhimin e energjisë (ATP) në mitokondri. Thithja dhe transporti i vitaminës C është i rregulluar nga disa gjene, variacionet e të cilave mund të sjellin mënyra të ndryshme se si individë të ndryshëm janë në gjendje të metabolizojnë këtë lëndë të rëndësishme ushqyese.

Gjeni  SLC23A1 kodon për një proteinë (SVCT1), e cila është përgjegjëse për transportimin e vitaminës C përmes membranës qelizore. Ky gjen është  gjerësisht I shprehur  në inde të ndryshme, veçanërisht në veshka.

Gjeni SLC23A2 kodon për një proteinë transporti (SVCT2) përgjegjëse  për  akumulimin e  vitaminës C në inde, veçanërisht në tru dhe në sy.

Fusha e shqyrtuar: Mundësia për detoksifikim

Detoksifikimi është një proçes i rëndësishëm i organizmit nëpërmjet të cilit eleminohen substancat toksike të futura në trup ose të prodhuara brenda trupit nga proçese metabolike të ndryshme. Detoksifikimi vjen nëpërmjet hapave të ndryshem, të cilat me ndihmën e enzimave specifike transformojnë substancat që duhet të eleminohen. Gjatë ketij transformimi prodhohen produkte të ndërmjetëm, veçanërisht toksik dhe të dëmshëm që duhet të ‘inaktivizohen’ me shpejtësi dhe të eleminohen. Enzimat e përfshira në detoksifikim kodifikohen nga gjene që mund të kenë variante të cilat ndryshojnë aktivitetin enzimatik. Prandaj kapaciteti për detoksifikim i një organizmi nuk është i njëjtë për të gjithë personat. Karakteristikat gjenetike të një personi mund ta bejnë atë shumë herë më të ndjeshëm ndaj ndotësve, ose ndaj ushqimeve të ndryshme, krahasuar me një tjetër person. Ekzistojnë substanca që sigurisht janë të dëmshme për kedo, si përshembull duhani, por për disa persona këto substanca janë shumë herë më të dëmshme.

Fusha e shqyrtuar: Hiperglicemia dhe rezistenca ndaj insulines

Glicemia ështe vlera e glukozës në gjak dhe është një aspekt shumë i rëndësishëm i metabolizmit tonë. Nivelet e glukozës në gjak rregullohen nga një mekanizëm shumë kompleks në të cilin merr pjesë insulina, substancë që promovon transportin e glukozës nga gjaku nëpër qeliza. Difekte në metabolizmin e insulinës kanë si pasojë rritjen e glicemisë që është një factor risku për diabetin, sëmundje kronike që mund të ketë pasoja të mëdha. Zhvillimi i diabetit, veçanërisht atij të tipit 2, është në rritje në popullsinë perëndimore dhe shkaktohet si nga predispozicioni gjenetik ashtu edhe nga stili i jetesës sedentare dhe nga ushqyerja e gabuar. Janë identifikuar shumë gjene, ndër të cilët PPARG2 dhe TCF7L2, që janë të lidhur me riskun për të zhvilluar diabet. Megjithatë ky risk varet nga ndërveprimi i këtyre gjeneve me ushqimin dhe aktivitetin fizik. Duke ndjekur këshillat e dhëna ju mund të bëni zgjedhjet më të mira për të reduktuar këtë risk dhe të parandaloni kështu zhvillimin e kësaj patologjie.

GENODIET Sensor

Jo te gjitha ushqimet që hamë metabolizohen njësoj nga të gjithë ne. Ekzistojnë ndryshime gjenetike që të njëjtin ushqim mund ta bëjnë me pak të tolerueshëm nga ne krahasuar me të tjerë. Kjo tolerancë nuk është e thënë të jetë evidente dhe të përcaktojë efekte lehtësisht të dukshme. Mund të ndodh që duke mos e ditur që një ushqim e metabolizojmë keq të ndjehemi keq, por kjo gjendje nuk është e lidhur me ushqimin e tepërt, por me llojin e ushqimit.

Ushqimet metabolizohen nëpërmjet disa proteinave të veçanta të cilat duke qënë në numër të konsiderueshëm dhe të ndryshme ndërmjet tyre, ndihmojnë në metabolizimin, transportin, transformimin dhe së fundmi eleminimin e të gjithë komponentëve të nevojshëm për fuksionimin normal të organizmit. Ekzistojnë variacione gjenetike individuale që mund të ndryshojnë funksionin e këtyre proteinave dhe si pasojë ti bëjnë disa ushqime më pak të tolerueshme.

Njohja e karakteristikave gjenetike që përcaktojnë disa difekte metabolike që karakterizojnë organizmin tuaj, ju lejon të kuptoni më mirë arsyen e disa shqetësimeve dhe të bëni zgjedhje korrekte për shëndetin tuaj si edhe të parandaloni zhvillimin e ndonjë shqetësimi në kohë.

Në këtë test zonat e marra në shqyrtim janë:

Ndjeshmëria ndaj hekurit

Ndjeshmëria ndaj kripës

Ndjeshmëria ndaj nikelit

Ndjeshmëria ndaj alkoolit

Ndjeshmëria ndaj kafeinës

Intoleranca primare ndaj laktozës

Intoleranca ndaj glutenit

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj hekurit

Hekuri është përbërës i rëndësishëm i shumë proteinave dhe është jetësor për transportin dhe përdorimin e oksigjenit në trup. Të kesh një përthithje të hekurit shumë të lartë ose shumë të ulët mund të jetë shkak i shumë problemeve për shëndetin. Për të rregulluar këtë proçes nderhyjnë proteina të ndryshme, të kodifikuara nga gjene të veçantë, variacionet e të cilëve mund të ndikojnë në mënyrën individuale të përthithjes, transportit dhe akumulimit të kesaj substance.

Gjeni HFE kodifikon për një proteinë qe ka funksion të rregullojë përthithjen e hekurit nëpërmjet ndërveprimit me transferinën dhe receptorin e saj.

Gjeni TMPRSS6 është i shprehur kryesisht në mëlçi dhe rregullon frenimin e hormonit epcidina, një faktor rregullues i rëndësishëm në perthithjen e hekurit.

Gjeni TF kodifikon për transferinën, proteina kryesore e transportit të hekurit, për të cilën ka shumë afrimitet dhe kontrollon nivelin e saj në gjëndje të lirë në lengjet biologjike.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmëria ndaj kripës

Ndjeshmëria ndaj kripës është karakteristike individuale për të cilën përdorimi i një sasie të madhe kripe në diet, provokon një rritje anormale të presionit të gjakut. Por jo të gjithë janë të ndjeshëm ndaj kripës në të njëjtën mënyrë. Studime të kryera mbi mijera persona të ndryshëm me presion normal kanë treguar që personat e ndjeshëm ndaj kripës kanë një risk peër të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare të barabartë me atë të personave me presion të lartë. Gjeni SLC4A5 kodifikon për një proteinë të ndodhur në cipën qelizore të organeve të ndryshme si veshkat, zemra dhe truri dhe merr pjesë, duke rregulluar pH intraqelizor, në përthithjen e natriumit nga ana e qelizave.

Gjeni ACE përkundrazi, nderhyn në sistemin renina-angiotensina-aldosterone, favorizon prodhimin e angiotensinës 2, që është një vazokonstruktor dhe që përfaqson një nga sistemet kryesor të kontrollit të presionit të gjakut.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj nikelit

Nikeli është nje metal i cili mund të shkaktojë si reaksione alergjike nga kontakti me të ashtu edhe çrregullime sistemike (urtikarie, ekzemë) dhe/ose shqetesime gastrointestinale. Në rastin e fundit bëhet fjalë për një alergji sistemike ndaj nikelit. Sipas disa kërkimeve personat që kanë më shumë ndjeshmeri ndaj kontaktit janë më të predispozuar të zhvillojnë alergji sistemike që gjen përdorim të tipit nutricional. Shkaqet jane akoma pak të njohur, por janë identifikuar disa gjene të përfshira në strukturën e lekurës dhe në përgjigjen inflamatore, të lidhur me një ndjeshmeri më të madhe ndaj dermatitit nga kontakti me nikelin.

Nder ta eshte gjeni FLG qe kodifikon per filagrinen, nje proteine filamentoze e rendesishme per strukturen e qelizave epidermiale.

Proteina CLDN1 eshte nje perberes i komplekseve te lidhjeve te ngushta, te cilat rregullojne pershkueshmerine ndermjet qelizave te indeve,

Gjeni TNF kodifikon per nje citokin proinflamatore qe kryen nje rol esencial ne mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe ne pergjigjen inflamatore.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj alkoolit

Konsumimi i zakonshëm i alkoolit, nën formën e pijeve si vera, birra ose pijet superalkolike, është një faktor risku për shumë sëmundje. Konsumimi i moderuar i alkoolit mund të tolerohet nga organizmi nqs nuk shfaqen probleme në metabolizimin e tij. Alkooli metabolizohet kryesisht në mëlçi nëpërmjet disa enzimave ndër të cilat është edhe alkool dehidrogenasi. Kjo enzimë nëpërmjet oksigjenimit transformon alkolin në acetaldehid. Acetaldehidi duke qënë toksik është përgjegjesi kryesor i efekteve dëmtuese të alkoolit në trup dhe ndaj duhet të eleminohet shumë shpejt. Ndjeshmeria ndaj alkolit varet nga sasia e acetaldehidit të prodhuar nga organizmi, i cili mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve gjenetike në gjenin përgjegjës për alkool dehidrogenasin. Perveç sasisë që është gjithmonë e dëmshme për trupin, edhe prezenca e mutacioneve të veçanta mund të bëj që ndjeshmeria ndaj alkoolit mos të jetë e njëjtë në persona të ndryshëm.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj kafeinës

Kafeina është një substancë organike me prejardhje bimore me aktivitet nxitës sepse stimulon prodhimin e disa komponenteve të rëndësishëm në përgjigjen hormonale dhe nervore (adrenalina dhe noradrenalina). Metabolizmi i kafeinës rregullohet mbi 90% nga enzima Citokrom P450 1A2 e ndodhur në mëlçi. Ky gjen ka variante që bëhen shkak të një aktiviteti enzimatik të ndryshëm dhe që si pasojë i bëjnë personat të ndryshëm në ndjeshmërine ndaj kafeinës. Ndjeshmëria ndaj efekteve të kafeinës nuk është njësoj për të gjithë, por ndryshon në varësi të kapacitetit individual për të metabolizuar këtë substancë.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmeria ndaj laktozës

Intoleranca primare ndaj laktozës shkaktohet nga mungesa e laktazës, enzima që lejon tretjen e laktozës, duke e transformuar në sheqerna të thjeshtë (glukozë dhe galaktozë), në mënyrë që të mund të përthithen nga zorrët. Laktoza e patretur provokon shqetësime gastrointestinale të madhësive së ndryshme për shkak të fermentacionit të tepërt bakterial që provokon. Aktiviteti i enzimave është normalisht prezent që në lindje por fillon të ulet pas 2 viteve të para të jetës derisa reduktohet totalisht në pubertet (11-13 vjeç). Kështu që normaliteti do të ishte që në moshë të rritur qumështi mos të mund të tretej më. Megjithatë gjatë evolucionit të qënies njerëzore, disa popuj kanë zhvilluar gjenin LCT që kodifikon për enzimën e laktazës, një variant që mund ta mbaj aktivitetin e laktazës edhe në moshe të rritur duke i dhënë kështu atij që e ka, mundësinë për të tretur laktozën edhe në moshe të rritur. Ky variant u përhap në shumë popuj të origjinës kaukazike dhe në Itali prezenca e individeve me munges të aktivitetit të kësaj enzime varion nga 30% në veri në 70% në jug.

Fusha e shqyrtuar: ndjeshmëria ndaj glutenit

Semundja e Çeliakisë është një patologji autoimune që manifestohet në individ gjenetikisht të predispozuar. Në personat çeliak sistemi imunitar reagon në mënyrë anormale ndaj glutenit që ndodhet në ushqime, duke manifestuar kështu një reaksion inflamator në intestin. Në veçanti, çeliakia është e lidhur me prezencën e antigjeneve (substancat që provokojne këtë reaksion inflamator) që quhen DQ2 dhe DQ8. Jo gjithë personat që mbartin DQ2 dhe DQ8 e zhvillojnë çeliakinë. Faktikisht këto antigjene janë prezent në rreth 40% të popullsisë por zhvillimi i çeliakisë është i pranishëm në vetëm 1-3% të popullsisë. Cilat mund të jenë shkaqet që cojnë në këtë patologji nuk janë akoma të qarta, por me siguri faktorët ambiental siç është stresi, ushqimet e pasura me gluten dhe prezenca e ushqimeve të ndotura, mund të çojnë në lindjen e një reaksioni autoimun në personat gjenetikisht të predispozuar. Në të kundërt, individet që nuk i kanë këto antigjene, janë pothuajse të sigurt që nuk do të sëmuren. Mund të ketë raste të ralla në të cilat teknika e dignozes molekulare nuk mund të evidentoj antigjenet DQ2 dhe DQ8 për shkak të ndryshimeve individuale shumë të ralla. Familiariteti rrit shumë riskun për të zhvilluar çeliakinë në individët e predispozuar dhe prandaj duhet të merret parasysh, ndaj është e keshillueshme që familjarët e personit që zhvillon çeliakinë të bëjnë një test.

Shenuesi molekular i predispozicionit

Predispozicioni i heterodimerit DQ2 (cis)   

Predispozicioni i heterodimerit DQ2 (trans) 

Predispozicioni i heterodimerit DQ8       

Prezenca e zinxhirit beta të DQ2                 

Prezenca e zinxhirit alfa të DQ2     

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për t’u kujdesur për shëndetin e trupit tonë. Por kur aktiviteti sportiv bëhet intensiv, si përshembull të një profesionistë sportist, organizmi duhet të përballojë nevoja fiziologjike më të mëdha.

Për këdo që praktikon një aktivitet fizik intensiv, ushqyerja bëhet një faktor shumë i rëndësishëm për të arritur rezultate si edhe për të limituar dëmtime në organizëm.

Aktiviteti fizik intensiv është në fakt një burim stresi sidomos në nivel oksidativ, kështu që një ushqyerje jo e mirë mund të shkaktoj një plakje të parakohshme të indeve. Ndër të tjera, përdorimi i shtesave ushqimore mund të jetë i rëndësishëm për të kompensuar mungesat fiziologjike ashtu si mund të jetë e rendësishme të elimitohet konsumimi i disa ushqimeve sepse janë pak të tolerueshëm nga organizmi edhe në kushte normale, kështu që gjatë një aktiviteti intensiv mund të krijojnë shqetësime më të mëdha për trupin.

Njohja e karakteristikave tuaja gjenetike ju lejon të keni informacione të vlefshme për të personalizuar në mënyrë korrekte dietën tuaj dhe të bëni të mundur furnizimin e trupit me sasinë e saktë të nutrientëve të nevojshëm për organizmin tuaj i cili duhet të përballoj sforcime të mëdha, duke rregulluar kështu performancën sportive.

Në këtë test aspektet e marra në shqyrtim janë:

Metabolizmi i folateve

Ndjeshmëria ndaj kafeinës

Intoleranca primare ndaj laktozës

Humbja e peshës në pergjigje të aktivitetit fizik

Përthithja e magnezit

Përthithja e hekurit

Kapaciteti antioksidant

Predispozicioni për llojin e sforcimit

Fusha e shqyrtuar: Metabolizmi i folateve

Acidi folik (vitamina B9) është shumë e rëndësishme për sportistët pasi ka efekte pozitive në parametrat kardiovaskulare dhe në zhvillimin e muskujve. Mungesa e acidit folik mund të ketë disa efekte negative, duke përfshirë nivele të larta të homocisteinës në gjak (hiperomocisteinemia), anemi dhe lodhje, deri në rreziqe më të mëdha për shëndetin. Rastet e mungesës së acidit folik zakonisht janë për shkak të marrjes së pamjaftueshme të tij nëpërmjet ushqimit, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera duke përfshirë aktivitetin fizik afatgjatë dhe intensiv dhe variacionet specifike individuale gjenetike.

Gjeni MTHFR, kodon për një enzimë të rëndësishëme të metabolizmit të folatit dhe shfaq disa mutacione që mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në aktivitetin enzimatik. Prania e këtyre varianteve mund të ndikojë në kërkesën individuale për folate, veçanërisht tek sportistët.

Fusha e shqyrtuar: Ndjeshmëria ndaj kafeinës

Kafeina është një stimulues e përdorur shpesh nga sportistët si dhe është e pranishme në shumë produkte apo pije që sportistët përdorin në masë.

Kjo është një alkaloid me efekte stimulues në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar ulje të ndjesisë së lodhjes, ka efekte kardiovaskulare, të cilat rrisin frekuencën kardiake dhe forcën e tkurrjes së zemrës dhe muskujve. Gjithashtu ka dhe efekte në rritjen e lipolizës. Është e rëndësishme të dihet se kafeina mund të kenë efekte anësore që mund të jenë serioze, mbi të gjitha, nivelet e tolerueshme të kafeinës varjojnë nga personi në person, për shkak të dallimeve të tyre genetike. Kafeina metabolizohet në mëlçi pothuajse ekskluzivisht nga një proteinë e quajtur citokromi P450-1A2. Prania e varianzioneve specifike të gjenit (CYP1A2) kodon këtë proteinë e  cila bën që disa njerëz ta metabolizojnë më ngadalshëm, pra më pak të aftë për ta eleminuar kafeinën në mënyrë efikase. Kjo aftësi e kufizuar për të metabolizuar kafeinën përkthehet në një akumulim më të shtuar në organizëm të kësaj substance si dhe një risk më i lartë i subjektit që këto sasi të larta të kafeinës mund të shkaktojë reagime negative nga  mbidoza.

Fusha e shqyrtuar: Intoleranca primare ndaj laktozës

Qumështi dhe derivatet e saj janë burime të rëndësishme ushqimore të aminoacideve esenciale, mineraleve dhe vitaminave. Megjithatë, tretja e tij lidhet me aktivitetin enzimatik të laktozës, një enzimë e aftë për të shpërbërë laktozën në sheqer të thjeshtë glukozë dhe galaktozë, të cilat pastaj absorbohen në lumenin e zorrëve. Normalisht, aktiviteti i acidit laktik zvogëlohet me rritjen derisa ndërpritet në pubertet, kështu që tek të rriturit laktoza nuk mund të tretet më. Mungesa e tretjes së laktozës sjellë që  flora bakteriale ta përdorur atë si një substrate, duke shkaktuar fermentim të shtuar që ka si pasojë  shqetësime shoqëruese.  Megjithatë, një mutacion i lidhur me gjenin LCT të laktozës është në gjendje të mbajë këtë aktivitet edhe tek të rritur, duke lejuar kështu konsumin e qumështit pa asnjë problem. Ky mutacion në Itali është i përhapur në rreth 50% të popullsisë, por  me një përhapje më të madhe në veri se sa në jug.

Fusha e shqyrtuar: Humbja e peshës në përgjigje të aktivitetit spotiv

Kontrolli i peshës dhe aktiviteti fizik janë shumë të ndërlidhura. Në fakt, për të siguruar humbjen e duhur të peshës dhe humbjen e yndyrës, veprimtaria e duhur  fizike është shumë e rëndësishme. Megjithatë, humbja e peshës nuk është gjithmonë e njëjtë për të gjithë. Në të vërtetë, ka njerëz që mund të arrijnë rezultate më të mëdha me më pak aktivitet dhe të tjerët të cilët, përkundrazi, janë veçanërisht rezistent ndaj humbjes së peshës pavarësisht impenjimit të bërë pëe të arritur rezultate.

Studimet e fundit gjenetike kanë identifikuar disa gjene variante të të cilave janë të lidhura me një përgjigje të ndryshme individuale ndaj aktivitetit fizik. Midis tyre janë dy gjene të rëndësishme, FTO dhe ADRB2, të cilat janë të përfshira në bilancin e energjisë dhe në veçanti ADRB2, është i përfshirë në lipolizën në nivel të muskujve.

Fusha e shqyrtuar: Përthithja e Magnezit

Magnezi (Mg2) është një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në funksionet e shumta fiziologjike të trurit, të zemrës dhe muskujve skeletit si dhe ka funksione të rëndësishme kundër inflamacionit. Në raste të aktivitetit fizik shumë intensivë dhe të zgjatur në kohë, e shoqëruar me ushqim të pabalancuar, mund të sjellë mangësi të magnezit në organizëm i cili mund të shkaktojnë dobësi të muskujve, dhimbje dhe spazma. Prandaj është e rëndësishme t’i siguroni trupit tuaj sasinë e duhur të magnezit, veçanërisht në rast të një aktiviteti fizik intensiv. Megjithatë jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat nevoja pasi mund të ketë dallime gjenetike që ndryshojnë aftësinë individuale për të përdorur këtë lëndë ushqyese. Gjeni TRPM7 kodon për një proteinë homonim që përbën pjesë të kanaleve të joneve përmes të cilave ndodh kalimi i magnezit dhe që ka provuar të jetë vendimtar për ekuilibrin qelizor.

Fusha e shqyrtuar: Përthithja e Hekurit

Monitorimi i niveleve të hekurit është shumë i rëndësishëm për ata që ushtrojnë aktivitet fizik. Një aktivitet intensiv, ndikon në nivelin e hekurit në gjak dhe mund të favorizojë mangësitëe tij nëse nuk merr ushqimet e duhura. Megjithatë, predispozita më e madhe për munges të hekurit mund të favorizohet nga prania e gjeneve specifike të ndryshuara të përfshira në metabolizmin e hekurit.

Ndër gjenet që mund të sjellin zhvillimin e mungesës së hekurit janë gama TF që kodon transferrinën, e cila është proteina kryesore e transportit të hekurit, gjenin HFE që kodon për një proteinë të rëndësishme në rregullimin e absorbimit të saj dhe, së fundi, geni TMPRSS6, i cili kodon për një proteinë gjithashtu të rëndësishëm në thithjen e hekurit nëpërmjet modulimit të hormonit epcidin, rregullator I hekurit.

Fusha e shqyrtuar: Kapaciteti Antioksidativ

Proçeset e brendshme metabolike, ndotësit e jashtëm ambiental dhe rrezatimet solare, prodhojnë në organizm molekula shumë reaktive të quajtura radikale të lira ose specie reaktive të oksigjenit (ROS). Këto molekula duhet të neutralizohen dhe të eleminohen menjëherë sepse janë të afta të reagojnë direkt me AND, me proteinat dhe lipidet e membranës, duke i dëmtuar. Prezenca e pakët e këtyre radikaleve është diçka pozitive për organizmin sepse ato veprojne si sinjale qelizore, por një tepricë e tyre pamjaftueshmerisht e neutralizuar nga sistemi jonë imunitar, përcakton atë që ne e quajmë ‘Stres Oksidativ’. Ky status mund të provokoj një ndryshim qelizor i cili mund të çoj në një plakje dhe dëmtim të parakohshëm të indeve dhe në riskun për të zhvilluar shumë patologji. Gjene të ndryshme marrin pjesë në kontrollin e radikaleve të lira, të cilët bejnë që kapaciteti antioksidativ i individeve të jetë i ndryshëm.

Gjeni SOD2 kodifikon për një enzimë që ka rolin të konvertojë në mitokondri, superoksidin, një molekule shumë reaktive në peroksid, që ështeë më pak toksik dhe mund të eleminohet nga enzima të tjera më pas.

Gjeni GST-M1 kodifikon për glutation S-transferaz M1, një koenzimë e rëndësishme e përfshirë në inaktivizimin të shumë përbërjeve të rezikshme që derivojnë nga transformimi i specieve reaktive të oksigjenit.

Gjeni PON-1 kodifikon për një protein funksioni i së cilës është mbrojtja e molekulave të kolesterolit HDL dhe LDL nga oksigjenimi, si edhe të neutralizoj shumë pesticide që mund të jene toksik për organizmin.

Fusha e shqyrtuar: predispozicioni ndaj tipit të sforcos

Disa variante gjenetike mund të ndikojne sjelljen tonë ndaj tipit të sforcimit fizik, dmth predispozicionin tonë për të kryer sforcime fuqie apo rezistence. Në vaçanti gjeni ACE kodifikon për një enzimë që luan rolin kryesor në rregullimin e presionit të gjakut. Ky gjen shprehet në inde të ndryshme dhe lidhet me rritjen muskulare dhe ipertrofin kardiake. Nivelet e ACE në gjak, janë të ndryshme për çdo individ dhe shumë studime tregojnë se 50% e këtij variabiliteti vjen si pasojë e një polimorfizmi të karakterizuar nga prezenca (aleli 1) ose mungesa (aleli D) të një sekuence të shkurter të ADN-së. Prezenca e dy varianteve shkakton ndryshime fiziologjike që mund të ndikojnë mbi predispozicionin ndaj tipit të sforcos. Në përgjithsi, mbartësit e variantit 1 kanë avantazhe për sa i përket sistemit  kardiovaskular sepse kanë parametra kardiovaskulare më të mira, ndër të tjera kanë një proporcion të fibrave muskulare të tipit 1 (fibrat e kuqe) më të lartë. Përkundazi varianti D favorizon aktivitetin për sa i përket fuqisë, duke rritur keshtu forcën muskulare, si pasojë e efekteve ipertrofike të rritjes së angiotensines 2 dhe rritjen e fibrave të tipit 2b (fibrat e bardha) në muskuj.

  1. Bazat shkencore

Analiza e ADN-se na jep informacione mbi pjesën gjenetike që rregullon organizmin tonë dhe për mënyrën se si reagon me mjedisin që na rrethon.

Falë këtyre informacioneve është e mundur të njohim pikat tona të dobëta që mund të korrigjohen me një ushqyerje ose stil jetese të veçantë. Në këtë mënyrë mund ta ndihmojmë mirëfunksionimin e trupit tonë dhe të evitojmë probleme, që me kalimin e kohës mund të çojnë me lehtësi në zhvillimin e shumë sëmundjeve, që prekin shoqërinë tonë siç janë: obeziteti, osteoporoza, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret e ndryshme.

Prandaj parandalimi është një proçes që varet nga njohuritë tona mbi organizmin dhe si pasojë të bërit e disa zgjedhjeve të përditshme korrekte, qe na lejojnë të forcojmë mbrojtjet tona, nëpërmjet zgjedhjesh të afta për tu përgjigjur më mirë ndaj kërkesave tona fiziologjike.

Nga një këndvështrim analitik proçesi nis nga tamponi i gojës, që ju keni përdorur gjatë analizës, nga i cili mblidhen qelizat e mukozës së brendshme të faqeve. Nga këto qeliza ekstraktohet me pas ADN-ja dhe pas një serie proçesesh analitike që bëhen në një laborator biologjik, nxirret genotipi juaj.

Zgjedhja e gjeneve për të analizuar është bërë duke u bazuar në rezultate të kerkimeve shkencore të publikuara në revista internacionale dhe si kriter seleksionimi jemi bazuar në rezultate të publikuara nga studime indipendente ose nga analiza kumulative (grumbulluese) të cilat derivojnë nga qindra publikime të ndryshme.

Këto kritere na kanë lejuar të seleksionojmë gjenet që përmbajnë informacione mbi lidhjen ndërmjet ushqimeve dhe karakteristikave tuaja individuale. Popullsia e referimit, e përdorur për zgjedhjen e rajoneve që duhet të analizoheshin dhe për rezultatet e lidhura me variante të ndryshme, ishte ajo e orgjinës kaukazike (europiane).

Është e rëndësishme të keni parasysh se informacioni gjenetik është vetem një pjesë e informacionit total të nevojshëm për të pasur një vision të qartë për organizmin. Për këtë arsye të dhenat gjenetike dhe përdorimi i tyre duhen të bëhen nga një profesionist që mund ta mbledhë këtë informacion me informacione të tjera të marra nga historia klinike e pacientit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Ndërhyrje të paligjshme gjatë konservimit dhe restaurimit të Patriarkanës së Pejës (2006-2008)

Nga Jahja Drancolli Ndërhyrje të paligjshme gjatë konservimit dhe restaurimit të Patriarkanës së Pejës (2006-2008): Ndërhyrja në fasadën e...

Recent Comments