Nga Abdullah Klinaku

Përderisa flasim për tolerancën dhe bashkëjetesë duhet ta dimë se burimin e kanë nga Andaluzia Islame e cila ishte paqe e bahçe e tolerancës midis feve dhe zhvillimit intelektual.
Kur mësojmë për Andaluzinë e ndjejmë krenarinë që jemi muslimanë që jetojmë në Evropën që aq shumë i detyrohet qytetërimit Islam.
Për rreth 800 vite myslimanët e sunduan Andaluzinë. Pra, për rreth 800 vite Evropa jetoi me islamin brenda saj në pjesën jugëperëndimore të saj. Brigjet të cilat e ndajnë Marokun nga Andaluzia (Spanja e Portugualia) kanë distancë mes tyre vetëm 13 km. Ngushtica 13 kilometra, quhet ngushtica e Gjibraltarit, që vjen prej arabishtes, Xhebelu Tarik, Kodra e Tarikut, pra prej Marokut, bregu i Spanjës shihet me sy dhe komandanti që i priu ushtrisë islame për në Andaluzi quhej Tarik bin Zijad.
Andaluzia është vendi evropian por që u sundua nga myslimanët, qofshin ata arab, evropian që kishin pranuar islamin, të krishterë apo hebrenjë.
Andaluzia arriti të ndërtoi identitetin e saj të veçantë në art, shkencë, muzikë, kulturë e arkitekturë deri sa edhe e morri emrin “arti andaluzian”.
Prej saj dolën dijetarët si Ibni Seb’ini, Kurtubiu, Ibni Hazmi, Ibni Tufejli, Ibni Rushdi, Ibni Arabiu, Ibni Meserre, Ibni Abdurabbih e shumë të tjerë.
Andaluzia u përfshi në kulturën islame përmes Besimit në Zot dhe rikthimit në vlerat e këtij Besimi por edhe arkitekturën islame ku vetëm në Kordova kishte rreth 1600 xhami e medrese, 800 hamame, 50 spitale, kisha e sinagoga, tregje e qendra, librari me rreth 400 mijë libra dhe qyteti kishte 200 mijë shtëpi. Pallati Elhambra i ndërtuar nga dheu dhe Xhamia me 856 shtylla janë veprat më të rëndësishme të mbetura nga “stolia e botës” siç njihet Andaluzia.
Andaluzia, nuk ishte vetëm e myslimanëve arab e as vetëm e myslimanëve evropian, ajo ishte mburojë edhe për hebrenjtë dhe të krishterët të cilat jetuan ditët më të arta të kohës. Mesin e tyre kishte dijetar e filozof të njohur, e ndër më të njohurit ishte mjeku hebrej Maimonidesi.
Andaluzia nuk ishte vetëm qendra e dijes dhe zbulimit të shkencave islame ajo në fakt e ri-zbuloi Evropën për shkak se papati i kohës kishte urdhëruar të digjen të gjitha literaturat e filozofisë greke. Ndërsa myslimanët andaluzian kishin përkthyer në arabishte filozofinë greke dhe më pas filozofia greke u përkthye nga arabishtja në gjuhët evropiane. Madje termi convivencia- bashkëjetesa nis të merr trajtë jetese e praktike në Andaluzi.
Andaluzia përjetoi krahas lulëzimit edhe gjenocidin që u ushtrua mbi myslimanët sidomos prej vitit 1500 deri në vitin 1600 kur u detyruan të largohen, vriten apo konvertohen.
Me 1 dhe 2 janar 1492 Andaluzia pushtohet dhe përfundon sundimi islam në një pjesë të Evropës deri sa tani më kishte nisur islami të përhapej në pjesën jug-lindore të Evropës, nga Perandoria Osmane, bashkëjetesa e të cilit vazhdon edhe sot me Evropën. Madje jo vetëm në skajet e saj por në të gjitha shtetet e saj, siç pati thënë Merkel se tani më Islami është pjesë e vlerave tona.
Detyrimi i Evropës klasike dhe moderne ndaj kulturës dhe qytetërimit islam shkon shumë më thellë se ç’vlerësohet në përgjithësi, Menocal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here