Organizata joqeveritare OHVSH-TRUNGU ,sot ka publikuar projektin “Digjitalizimi i Muzeut të Mitrovicës/ Mundësimi i shëtitjes virtuale”, shkruan InforCulture.info


Projekti në fjalë është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës, si pjesë e mbështetjes financiare të projekteve për trashëgimi kulturore. Ky projekt ofron shëtitjen virtuale në hapësirat e Muzeut të qytetit të Mitrovicës, në të cilin mund të shihni nga afër eksponatet dhe materialet e ekspozuara në të gjitha sektoret e Muzeut.


Drejtues të OHVSH-TRUNGU thonë se projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Muzeut të Mitrovicës, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në pjesën përmbajtësore të përshkrimit të të gjitha sektoreve të muzeut e poashtu duke shpalosur edhe idetë e tyre që ky projekt të finalizohet në mënyrë sa më të mirë.
Ndërsa për pjesën e paraqitjes digjitale, dhe mund të thëmi pjesës më të rëndësishme, është përzgjedhur kompania Lapsi 360⁰, e cila ka realizuar fotografitë 360⁰ , të cilat janë përdorur më pas për paraqitjen e një shëtitjeje që të duket sikur vërtet të qon brenda katër mureve të Muzeut.
Tekstin në gjuhën angleze të përshkrimit të të gjitha sektoreve e përgatiti Mevlude Skuroshi, ndërsa muzika që ju shoqëron përgjatë vizitës virtuale është kënga “Mallëngjimi” nga Muharrem Qena.


Përgjatë shëtitjes virtuale poashtu ju mund të lexoni edhe përshkrimet për të gjitha sektoret e Muzeut, siç janë: Hyrja, sektori i Fosileve, Arkeologjia, Etnologjia, Historia, si dhe Ekspozita “Zëri i prindërve”.
Drejtuesit e OHVSH-TRUNGU ,theksojnw se qwllimi i këtij projekti në radhë të parë është kontribuimi në ruajtjen, promovimin dhe shpërfaqjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Me realizimin e këtij projekti ipet mundësia ideale që qytetarët kudo që gjinden të “shëtisin” në hapësirat e Muzeut të qytetit, si një ndër muzetë më të pasura (me eksponte) në Kosovë.


Ju ftojmë në vizitën virtuale të Muzeut, e cila mundësohet vetëm duke klikuar linkun e mëposhtëm

https://lapsi360.com/MuzeuiMitrovic%C3%ABs/?fbclid=IwAR2jChI4L0rOIrcILHaXDVhCMNg62j5uOuwsar20ms0imcpDf16YtBxoKWo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here