Në vitin 2023, FedEx synon të fillojë testet e një droni autonom ngarkesash që do të transportojë dërgesat midis depove me peshë deri në 227 kg.

Plani i FedEx është të testojë metoda të ndryshme të transportit të mallrave midis depove dhe kjo do të fillojë vitin e ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Kështu, dronët mund të përshpejtojnë ndjeshëm procesin e transportit deri te dorëzimi i mallrave.

Kompania ka bashkëpunuar me Elroy Air, e cila po zhvillon një dron ngarkesash me ngritje dhe ulje vertikale, dhe detyra e tij është të transportojë dërgesat midis qendrave të klasifikimit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here