6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home RETROSPEKTIVË Dhjetë misteret: Pse u qëllua Avni Rustemi ditën kur do merrte vizën...

Dhjetë misteret: Pse u qëllua Avni Rustemi ditën kur do merrte vizën amerikane

Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017” të gazetarit Roland Qafokut listohen edhe 10 fakte për vrasjen e Avni Rustemit, por edhe 10 mistere që e shoqërojnë atë.

10 fakte

1. Avni Rustemi është i pari deputet i Parlamentit shqiptar që u vra ndërsa ushtronte mandatin.

2. Të dhënat janë se autori i vrasjes, Isuf Reçi, ishte shtyrë nga Osman Bali për të kryer vrasjen e Avni Rustemit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Esad Pashë Toptanit.

3. Isuf Reçi kishte qenë dikur një nga shërbëtorët e Esad Pashë Toptanit dhe më pas kishte marrë një mulli në të cilin punonte për të mbajtur familjen.

4. Vdekja Avni Rustemit i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, i cili i shkaktoi gjakderdhje, ndërsa plumbi i dytë nuk i shkaktoi ndonjë pasojë.

5. Zemra i’u nxor nga trupi dhe u ruajt për shumë vite e balsamosur në një farmaci të Vlorës.

6. Për gjashtë ditë në Tiranë u kryen homazhe në nder të Avni Rustemit dhe u mbajtën fjalime nga deputetë të opozitës, të cilët akuzonin Ahmet Zogun si ideator të kësaj vrasjeje.

7. Pasi trupi u dërgua në Vlorë, atje u kryen edhe tri ditë të tjera homazhe për ta varrosur më pas pranë varrit të Ismail Qemalit.

8. Sipas kujtimeve të Mustafa Krujës, autori i vrasjes, Isuf Reçi, kishte dashur të vriste më parë Ahmet Zogun, por kishte ndërruar mendim.

9.Vrasja e Avni Rustemit ishte shkëndija që ndezi Lëvizjen e Qershorit, ose atë që historiografia komuniste e quajti revolucioni demokratiko-borgjez, por që në fakt ishte kryengritje me armë për marrjen e pushtetit.

10. Pas më shumë se 45 vjetësh, më 22 nëntor 1969, me dekret të Presidumit të Kuvendit Popullor Numër 4600 dt.22 nëntor 1969, Avni Rustemi u dekorua me titulliun e lartë “Hero i Popullit”.

10 mistere

1. Nga cilët ruhej Avni Rustemi meqenëse dy persona e ruanin në çdo lëvizje të tij?

2. Përse Myfit Libohova u largua jashtë Shqipërisë pas vrasjes së Avni Rustemit?

3. Si ka mundësi që ditën e vrasjes dy truprojat e Avni Rustemit ishin në Durrës dhe ai lëvizte i vetëm në Tiranë?

4. Përse Avni Rustemi u qëllua për vdekje pikërisht ditën që do të paraqitej në ambasadën amerikane për të marrë vizë, sepse do të takonte diasporën?

5. A ka gisht vetë opozita e asaj kohe në këtë vrasje që i shërbeu politikisht për të shpërthyer revolucionin?

6. Sa kanë pasur gisht shërbimet sekrete të huaja në vrasjen e Avni Rustemit?

7. A ka lidhje vrasja e Avni Rustemit me atentatin që Beqir Valteri i bëri Ahmet Zogut në Parlament, për të cilin tregoi se e kishte shtyrë Avni Rustemi?

8. Përse varrimi i Avni Rustemit u bë në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij Libohovë e as në Tiranë ku ai ushtronte aktivitetin si politikan?

9. Çfarë kuptimi ka që 3 vjet pas vrasjes, Ahmet Zogu i lidhi pension nga fondi sekret i Ministrisë së Brendshme Neim Rustemit, babait të Avni Rustemit, dhe përse pensioni ndaj të atit të Rustemit ishte i fshehtë dhe jo publik?

10. Përse Neim Rustemi që kishte akuzuar publikisht direkt ministrin Mufit Libohova e pranoi këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments